Gazetari Jamal Khashoggi

Bota

Arabia Saudite pranon vdekjen e gazetarit Khashoggi: U përlesh në konsullatë dhe vdiq

20 Tetor 2018, 19:58| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 20:01

  • Share

Arabia Saudite pranon për herë të parë se gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur. Autoritetet saudite për herë të parë kanë dhënë sqarime pas zhdukjes së gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë. Sipas autoriteteve saudite gazetari ka humbur jetën pasi u përfshi në një përleshje brenda në konsullatë.

Në një deklaratë të shkurtër publikuar në televizionin shtetëror arab Mbretëria e Arabisë Saudite thotë se një person i dyshuar u përlesh me gazetarin Khashoggi, e si pasojë ai gjeti vdekjen.

Për këtë sqarim të sauditëve presidenti Trump u shpreh se ai besonte në vërtetësinë e shpjegimeve të dhëna nga sauditët pavarësisht faktit se disa ditë më parë u raportua për tortura ndaj gazetarit.

Ndërsa shtëpia e Bardhë shpërndau një deklaratë ku thotë se “është për të ardhur keq konfirmimi vdekjes së gazetarit”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?