Sulmuesi shqiptar Rey Manaj

Arabia Saudite s'e bindi, trajneri i Sivasspor: Për Manajn po negociojmë me dy klube të mëdha turke

21 Gusht, 12:24| Përditesimi: 21 Gusht, 12:28

  • Share

Rey Manaj është gjithmonë e më shumë pranë largimit nga Sivaspor. Sëfundmi për sulmuesin shqiptar ka patur një ofertë të kënaqshme në aspektin personal nga Trabzonsport, por klubet ende s’kanë rënë dakord.

Sakaq negociatat i ka konfirmuar edhe trajneri i klubit të Sivasport, i cili ka thënë se për Manajn ka dy klube të mëdha turke të interesuara. Sipas trajnerit ai klub që do ti kënaqë financiarisht do ketë edhe shërbimet e 27-vjeçarit.

Për Manajn përveç Turqisë përfliten edhe oferta nga Arabia Saudite, por që nuk e kanë bindur shqiptarin përsa i përket pagës. 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?