Bota

Arabia Saudite tregon provat e sulmit me dronë dhe raketa ndaj objekteve të naftës në Aramco

19 Shtator 2019, 12:15| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 12:31

  • Share

Dronë dhe raketa të shkatwrruara, janë dwshmitë e përfshirjes së Iranit në sulmin ndaj objekteve të naftës në Aramco.

"Agresioni i vazhdueshëm i Iranit, sponsorizimi i grupeve terroriste dhe ndërhyrja në tregtinë detare paraqesin një kërcënim të përbashkët për të gjithë ne. Ne ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të njohë veprimtarinë malinje të Iranit në rajon" – tha Kolonel Turki al-Malki Zëdhënësi i Ministrisë Saudite të Mbrojtjes.

Reagimi i Iranit

"Arabia Saudite ka treguar se nuk di asgjë".

Reagimi i parë i një autoriteti të Teheranit ka ardhur në Twitter nga Hesameddin Ashena, këshilltar i Presidentit Rohani.

Pompeo dhe Trump: fryjnë erëra lufte

Ndërkohë, në Rijad mbërriti Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo

“Ky është një akt lufte”, tha ai pasi takoi Princin Mohammed bin Salman.

Rritja e sanksioneve amerikane

Donald Trump njofton përmes Twitter-it një rritje "të konsiderueshme" të sanksioneve ndaj Iranit. Presidenti amerikan ka reaguar me levë financiare, pa specifikuar në detaje shtrëngimin e sanskioneve, duke hezituar tani për tani, një përgjigje ushtarake

Irani hedh poshtë akuzat

Republika Islamike i konsideron provat "e pamohueshme" të përfshirjes së Teheranit si false.

Takimi i mundshëm midis Trump dhe Rohani në OKB duket se nuk do të zhvillohet. Presidenti Iranian ka kërcënuar të mos shkojë në Pallatin e Qelqit nëse në orët e ardhshme atij dhe delegacionit nuk do ti jepen vizat amerikane dhe se as e çon ndërmend një takim me Trump.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?