Receta

Arancini Siciliani (Portokaj Orizi) sipas Sabit

24 Shtator 2021, 10:46| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 12:05

  • Share

Arancini Siciliani (Portokaj Orizi)

Përbërësit

1 kupë oriz (200 gr)

2 kupa ujë

100 gr gjalp

1 copë djath i bardhë i grirë

Vaj per skuqjen

Për mbushjen:

100 gr djath i butë (mozzarela) i prerë ne kuba

100 gr proshutë e prerë

2 vezë

Bukë e tharë e grirë (peksimadhe)

Përgatitja:

Fillimisht vendosim orizin të ziejë dhe më pas e lemë të ftohet plotësisht. Mirë është që orizi të përgatitet dhe një natë më parë. Orizin e ftohur e trazojmë me gjalpë dhe djathë të grirë. Presim në kubikë djathin mocarela dhe proshutën. Fillojmë me përgatitjen e portokajve të orizit. Marrim një lugë oriz e vendosim në pëllëmbën e dorës , vendosim pak mocarela dhe proshutë, marrim përsëri një lugë oriz dhe e rrumbullakosim. Vendosim një tigan me vaj vegjetal dhe e lemë të nxehet. Portokajt e orizit i kalojmë fillimisht në vezë dhe më pas në peksimadhe dhe I skuqim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?