Opinion

Aranit Muraçi: 'Demokratë', a nuk i ka hallall 'diktatori' Edi Rama kundërshtarët e tij për mandatin e shtatë?!

17 Gusht, 20:10| Përditesimi: 17 Gusht, 20:43

  • Share

Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë ishte respekti ndaj mendimit ndryshe. Ishte ‘fytyra’ e vërtetë e një partie pas ardhjes në pushtet që premtoi se do të sillte ndryshimin.

Çfarë ndodhi pas përjashtimit të Gramoz Pashkos?

Piramidat dhe ‘97! Cila ishte përgjegjësia?

Kur vendin e Pashkos e zunë “profesorët e piramidave”, pas rënies së parë, “politika e madhe” ua la peshqesh universiteteve dhe sipërmarrjes, falë fondeve publike dhe kontrollit politik; ata vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me paturpësi që të fajësojnë Pashkon, për kolapsin ekonomik!

Çirren “demokratët” sot për demokracinë, disa sillen si të jenë pronarë të saj, të tjerë si aksionarë. Ka shumë nga ata që gëzojnë të njëjtat privilegje prej 30 viteve pa garë dhe po i trashëgojnë ato, ka nga ata të cilët vazhdojnë të pasurohen pa treg. Të tjerët, “si në pritje të godosë”, presin të ndajnë postet kur të vijnë pushtet.

Pas rënies së dytë dhe pas katër humbjeve radhazi në zgjedhjet parlamentare, sot jemi tek ajo që paralajmëroi si me profeci Gramoz Pashko. Po ndërkombëtarëve çfarë do t’ju themi, kur të mos na besojnë, të na izolojnë, të na përjashtojnë?!

Ku jemi sot?

“Demokratë” cila do të ishte ajo qeveri që nuk do t’ia kishte zili një kundërshtari të tillë, për të fituar mandatin e pestë, të shtatë e të dhjetë me radhë?!

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?