Politikë

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare nis zyrtarisht punë në PE

3 Korrik 2019, 11:04| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 11:44

  • Share

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, ka filluar ditën e djeshme zyrtarisht punë si anëtare e këtij parlamenti.

Ky lajm bëhet i ditur nga vetë Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Kokalari u zgjodh si eurodeputete në muajin maj të këtij viti.

Shqiptarja është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë, parti në të cilën fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Ndërkaq sa i përket detyrës së re, ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.

Komento

Komente

  • Rolandi: 03/07/2019 15:27

    Urime Arbes e suksese kudo.

    Përgjigju
  • anna: 03/07/2019 11:52

    Urime paq kemben e mbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?