Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, po shijon pushimet së bashku me bashkëshortin e saj Eduart Grishaj, në Itali.
Në foton e postuar së fundmi nga vetë moderatorja në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihet duke shijuar ushqimet e kuzhinës italiane, ka bërë edhe një premtim për ndjekësit.
"Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër", shkruan moderatorja krah fotos me "schiacciata", një lloj buke italiane e ngjashme me kulaçin dhe një pjatë me "pata negra", proshutë derri e veçantë.
Komento