Nuk e di ku je, por kudo të jesh, mos u dorëzo!
E di pse?
Do mundohem ti shpjegoj më poshtë disa arsye.
Ka muaj që thashethemet e të gjitha megjliseve të kafeneve, studiove televizive me të njëjtët aktorë, zyrave të shtetit, parlamentit, mjediseve të opozitave, flitet që ti do të arrestohesh për aferën e inceneratorëve.
Mos u dorëzo!
Sepse në akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!
Mos u dorëzo!
Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.
Hiç mos u dorëzo!
Sepse përderisa si kudo në administratë, po sidomos në drejtësi, sekretin e hetimin e merr vesh më përpara Lala se policia, hiç mos u dorëzo!
Mos u dorëzo!
Sepse këndej po bën shumë vapë…
Hajdut
PërgjigjuEdhe mos u dorezo lale se misteri i se vertetes te ben me interesant , intrigon te madhe e te vogel qe ne kete vape perveluese , po pervelohet per te verteten.Mos u dorezo deri sa te dorezohen vete nga "brerja e ndegjegjes" shoket e tu , mos u dorezo derisa te harxhosh neper bote ato qe vodhe e rumbullose per te miren e ketij vendi mos u dorezo .se ç'fare do beje SPAK me ty , apo ti ngelesh ne dore si dopio gjashte, sepse eshte e ditur boterisht qe ata vetem aferat me hisdpori roze zberthejne , te tjerave u vijne rroull .Prandaj per te na ruaktuar namuzin edhe faqen mos u dorezo .
PërgjigjuZ.Martin ! Ju i beni thirrje Arbenit qe te mos dorezohet dhe ke paraqitur arsyet.Kuvendit te Shqiperise i jane paraqitur nga SPAK akuza te renda,per te cilat duhet te jap spjegime.Cilin duhet te degjoje Arbeni ? Po te jete burre ai te paraqitet e te jap spjegime para organeve kopetente. Jam i sigurte se po te jete i paster vjen e jep spjegim dhe vazhdon jeten i lire.Por edhe po qe fajtor duhet te paraqitet dhe i ndergjegjeshem te marrre pergjegjesite e te kryeje denimin sipas ligjit.Porosi te tilla jepi,jo te fshihet si frikacak .Martin,kete rast ja ke fut kot.
PërgjigjuPo si more ca mbrrokulla?! 430 miljon euro.
PërgjigjuTamam, 430 M euro mroklla, po ky ka mar kockën qe ta mbroj normal i duken mroklla