Pas nisjes së hetimit nga SPAK për pasuritë e ish zevendëkryeministrit Arben Ahmetaj, BKH ka ushtruar kontrolle gjatë natës së djeshme në vilën e partneres aktuale të ish-ministrit, Eriola Hoxha që ndodhet në rezidencën Vala Mar në Hamallaj, 2 apartamenteve që ndodhen po aty, si dhe në vilat luksoze të ish bashkëshortes në Rolling Hills dhe Green Cost, përfshirë edhe apartamentin që ka në Tiranë.
Burime nga hetimi kanë bërë me dije se kontrollet janë bëre me vendim të GJKKO pas kërkesës së prokurorisë me argumentin se në to mund të gjenden të dhëna që kanë rendësi për hetimin, që SPAK po zhvillon ndaj ish ministrit.
Kontrollet kanë nisur njëkohësisht në të gjitha pronat e listuar nga SPAK, ku mësohet se në to janë sekuestruar dokumente kompjuteri si dhe u është bërë një verifikim fizik investimeve në këto zona.Gjithashtu bëhet me dije se së shpejti Prokuroria e Posaçme pritet t’i drejtohet kuvendit për të kërkuar leje edhe për kontroll të banesave ose dhe objekteve të tjera që janë në emër të vetë Arben Ahmetajt.
Duke qenë se ai mban mandatin e deputetit, për kontroll banese apo edhe për vendosjen e ndonjë masë sigurimi, SPAK duhet ti drejtohet më parë kuvendit i cili mbledh këshillin e mandateve për të vendosur në lidhje me kërkesën. Ndërkohë vetë ish ministri pavarësisht se është vënë në dijeni për hetimin e nisur ndaj tij, vijon të mbajë mandatin e deputetit.
Hetimet për Ahmetajn nisën pas kallëzimeve të bëra në SPAK pas zbulimit të disa dokumenteve ku figuronte se Ahmetaj kishte përfituar vila, apartamente dhe udhëtime dhe qëndrime të shtrenjta nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirela Mërtiti, të cilët janë në kërkim. Vetë ish ministri në daljet publiken nuk i ka pranuar akuzat në adresë të tij, por pavarësisht kësaj ai ende nuk është thirrur për të dhënë sqarime në prokurori.
Vila në Hamallaj e partneres së Arben Ahmetaj
Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.
Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22" në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut
Në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes se Arben Ahmetajt janë sekuestruar dhe disa dokumente që vlerësohen si të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën të ditur se janë sekuestruar dokumentacione sa i takon arredimit të banesës, për mënyrën si janë bërë pagesat. Po ashtu mësohet se janë pyetur arkitektë, si dhe ndërhyrjet që janë bërë e madje janë pyetur edhe pronarët e firmave që kanë mbuluar punimet.
Report Tv ka siguruar pamjet nga kontrolli i policisë një natë më parë në vilën e Erjola Hoxhës, partnerja e ish-ministrit Arben Ahmetajt, në vilën në Hamallaj të Durrësit. Vila ndodhet në kompleksin “Vala Mar” që ish-ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar dhe ka dyshime se është dhuruar nga Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve.
Unë e kam parë këtë film të SPAK-ut më parë. Fundi i filmit: “Ahmetaj është i pafajshëm!”. Meqë e dimë fundin, duhet të lexojmë çdo ditë “përralla” të ndryshme për të besuar në fund!
PërgjigjuSpak ska nevoje per kuvendin, pse nuk kerkon spaku per Berishen. Ilirin e te tjere. E pate mbreme te klani sa pasuri ka meta me shkelzenin se na plaset barkun.
PërgjigjuDomethen te gjithe ne si populli qe dinim kush eshte tigri, dhe cfar pasuri ka. Por Rama qe eshte keyeminister ne nje vend shume te vogel si shqiperia nuk e dinte fare cfar pasuri ka tigri. Domethen Rama flen gjume Mos permendim dhe ceshtjen Tahiri qe gjithe jugu e dinte per kushuririn e ti qe verpronte ne emrin e Tahirit, por Rama nuk ishte ne dijeni prap Ose nuk i flet asnjeri ose flen gjume
PërgjigjuZoti SPAK, Ish gruaja ka edhe 8 apartamente ne Selite, po te gerrmoni do ti gjeni edhe ata vila se ku jane. Nese e keni seriozisht do te gjeni shum e me shum.
PërgjigjuEd Rana ku e psonise kete tip ne weveri.Ky nuk eshte as per mesues gjimnazi ?! O zot na ruaj kush i komandonte parate e shqiptareve. Thoshim per Boden ku e gjeten ,por te pakten ishte llogaritar por jo mesues anglishte dhe Rama e beri vezir mbas vetes se tij duke i dhene dhe komandimin e financave
PërgjigjuKa 2 muaj Bht qe bertet qe ti fshehi leket
PërgjigjuAdush nuk Po inderrojme gomat dot makines se del ndonje e papritur si un Jan pothuajse 90 % e shqiptareve. Ketij e ketyre ska per ti Hyre gjemb ne kembe se Po keta qe I kan vendosur Po keta soj do I gjykojne edhe nuk egziston ndonje gje e tille. Tahirit e hengri se insistuan pertej oqeanit Po kete... Asgje ska per te ndodhur fare fare maximumi do e hskarkoj nga posti edhe gjithe te mirat. Se di fjale Jan Po kam degjuar qe ska shum leke cash se luan fort bixhoz ky edhe blendi klosi. Se di sa te verteta Jan por I kam degjuar. Keshtu mos u merakos ado se besoj se sdo I hyj gjo ne kembe ketij.