ZVICËR- Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën me inceneratorët, po jeton i qetë në Zvicër, ku ka kërkuar azil, por zyrtarisht nuk është e konfirmuar. Nga arratia, ish-numri dy i qeverisë, nëpërmjet televizionit të familjes së Berishës, ka bërë përpjekje për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik.
Por ish-ministri duket se ende po mban lidhje dhe kontakte me politikën e kryesisht me përfaqësues të opozitës. Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, nga gazetari Adriatik Doçi, ish-ministri shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës. Nuk dihet se çfarë po kurdisin Ahmetaj dhe Dule, por gazetari Doçi me ironi shton se po mendojnë si të çajnë rrethimin e Çetës së Dibrës.
‘Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke!’- shkruan gazetari Doçi.
Postimi i gazetarit Adriatik Doçi
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.
Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Si ka mundësi që ky greku dhe gazetarët e gjejnë ndërsa strukturat shtetërore jo
PërgjigjuCfare super foto , Tigri me qenin besnik, o jo me falni. Arben Ahmetaj me bisnesmenin( qe krijoj ai per ti fshehur leket ) Ilir Dedja . Si shijohet jeta ne Lugano , te kerkuartit qe nuk gjinden. Tani nga italia me theks nga tropoja
PërgjigjuArben Ahmetaj = ÇAM dhe Vangjel Dule= GREK Si ka mundesi behen bashk 2 hasmit ? Me siguri do i kthejn pronat e Gjysherve çam te Arbenit ne Greqi dhe do i japin passaport GREKE
PërgjigjuDy hajduta bashk
Përgjigjumire tja bejne ketij populli sdime se ku e ka adresen thote spaku - ky tu bo plazh ne mes te zvicres . a ketu eshte bere me ik naten
PërgjigjuDule duhet te shpallet non grata ne shqiperi. Ai punon kunder vendit tone
PërgjigjuOK,Gazetari A.Doçi: -Tashmë ka ngelur ta takoi vet S.Berisha DV Arben Ahmetaj në arrati në Zvicër duke u plazhavitur për kokrrën e qejfit..! -Vangjeliss Dules(KALI TROJËS) është personazhi duhur për S.Berishën për të goditur E.Ramën në vavor të greqisë..sidomos pas humbjes të zgjedhjeve në Himarë..sipas Sb të manipuluara nga E.Rama..! -Lind pyetja: Kur A.Ahmetin e takon QIM PEKA I SYRIT TË ZENIT,DULES,etj,si ka mundësi që nuk e kap për ZVERKU SPAK,SHIK,POLICIA pa kapele..e ta bien në Shqipëri në burg..? -Kjo që po ndodh me A.Ahmetin,ka ndodhur me Babalen(Salianin),Ish policin ZAGANI,I.KUMBARON që eleminoi REMZI HOXHËN në 1995 që fshihet në Angli,etj. Dhe thon se..S.Berisha është budalla që shpif nga ballkoni 8,që ka bërë mbi 101 krime & nuk e prek kush se kan frikë prej një të ÇMËNDURI QË PO ÇMËND NJË POPULL TË TËRË,BILEZ EDHE AMERIKËN QË MONITORON SPAK+GJKKO..!!
PërgjigjuZagani plehre pa plehre por pati guximin te denoncoje dhe diskretitoje Tahirin me banden e tij te trafikanteve. Ai Saimir Tahir Habilaj qe ja hodhi drejtesise me 2 vite denim dhe pa asnje sekuestro te parave te krimit. E ke pare qe hyrja e Tiranes eshte me 2 korsi mbas autostrades sepse e ka zene Tahiri me kullat e tij te trafikut? Sa per Ahmetajn e lane vete te ikte dhe po e ndihmojne te marre azil. Dulja eshte si hienat qe ushqehet me kerma. Ky eshte realiteti! Apo oficer Nuhun qe Rrajat ne prezence te T. Balles i vune pistoleten ne koke? Leri militantzimat se do te bijen kokes neser.
E bukur qenka kjo FOTO... Dy mbetje politike si barr jashtmitre. Kur mbylli gjyshin ne kulle juve flisni por nga telefoni Jo live se gijotina ju pret.kur deshe qante tahiri qe ishte ne kulmin e vet jo ju qe jeni fekale menjane te prodhimtarise rama rri...
Përgjigju