Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj u shkarkua sepse është nën hetim? SPAK përgjigjet për Report Tv: Nuk është regjistruar asnjë vepër penale në emër të tij

27 Korrik 2022, 13:10| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 13:22

  • Share

Arben Ahmetaj, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit nuk është person nën hetim për ndonjë vepër penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Kështu iu përgjigj SPAK kërkesës të Report Tv në lidhje me Ahmetajn. Kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e Sali Berishës se Edi Rama bëri ndryshime në qeveri në mënyrë që Ahmetaj të arratisej pasi sipas tij rezulton i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij”, tha Berisha sapo u noftuan ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama.

Dy ditë më parë, Rama njoftoi se Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë falenderoi kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

Komento

Komente

  • Iris: 28/07/2022 01:23

    Pas min.te brendshem,zev/kryemin.kane qene gjithmone ata qe e kane pesuar me shpesh e rregullisht.Nje transparence nga ana e Rames, per te mos i hapur rruge spekullimeve per keto levizje, do te ishte me se e mirepritur.

    Përgjigju
  • dyrrah: 28/07/2022 01:10

    ky kucka ka qen infiltrumi i ilir meta-j per cdo gje dhe ka masakru incerenatoret ne menyre qe te vjelli dhe tja fusi kokes bllakos etj etj dhe dosjen qe e boni si i donte sumatricja ja dha kryemadhit-kurves dhe meta-j ky eshte ahmetaj

    Përgjigju
  • Tigri: 27/07/2022 14:10

    Tigri prej letre shume shpejt do te digjet!

    Përgjigju
  • XYZ: 27/07/2022 13:42

    Rrezik ka lobuar Vilma Bello me shoket e PS ne Vlore per ta hequr.Eshte grup i fuqishem

    Përgjigju
    • Gafur: 27/07/2022 18:30

      Ps e Vlores esht nje familje e bashkuar.Ata e duan shum njeri tjetrin.

  • Zen: 27/07/2022 13:27

    Per momentin z Ahmetaj eshte duke u bere cokollate ne vilen e tij ne Valamar Hamallaj. Rrotull vetem katundare me pound nga Hasi I Londres ka megjithese konsiderohet si tiger. Ju vazhdoni te hidhni filxhan se kushedi cfare del. Nuk jane te gjithe hajdute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?