Kronikë

Arben Anamali u mbyt teksa tentoi të shpëtonte dy turistët në liqenin e Shkodrës, Begaj: Akt heroik

8 Korrik, 23:09| Përditesimi: 8 Korrik, 23:19

  • Share

1752009105_aa.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së Arben Anamali, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, i cili u mbyt në Liqenin e Shkodrës teksa tentoi që të shpëtojë dy turistë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e cilësoi këtë si një akt heroik.

'Nderim përjetë Arben Anamali, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje', shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit (EMRI+VIDEO)


S.B/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?