Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika

Arben Derhemi në krah të Robert Ndrenikës: Është gati, rifillon 'Njerëz dhe fate'

14 Nëntor 2022, 21:59| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 22:28

  • Share

Në serialin “Njerëz dhe fate” ata ishin bab e bir! Arben Derhemi, përmes një fotografie me në krah aktorin Robert Ndrenik jep lajmin se seriali do të rikthehet.

Në këtë produksion të vitit 2003 që mbajti të mbërthyer publikun shqiptar pas ekranit, ai ka luajtur rolin e Florit, djalit plangprishës së familjes që mplekset me aferat e trafikut të drogës dhe jo vetëm, duke trazuar edhe jetët e familjarëve të tij.

Aktorët, si Eni Jani (në serial “Era” motra e Florit) kanë shprehur dëshirën e rikthimit të këtij seriali ( të konsideruar edhe si telenovela e parë shqiptare).

Në këtë serial luajtën aktorët më të mirë të dy brezave, si Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Marjeta Ljarja, Valbona Imami deri tek Dritan Boriçi e Lulzim Zeqja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 15/11/2022 05:06

    Mos harroni Gentin e Stopit ta beni pjese se atehere ka qene adoleshent me duket .Dhe Marin Orhanasin kur mundohet te ndaloje sherrin tek bilardo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?