Arben Golemi, artisti që ruan vendlindjen e tij në një arsenal prej mijëra vizatimesh, rikthen Beratin të pikturuar, në binom me pemët

25 Janar 2023, 15:13| Përditesimi: 25 Janar 2023, 15:23

  • Share

Nga Kështjella, Gorica, Mangalemi e deri tek Mali i Tomorrit, vendlindjen Beratin, Arben Golemi, nuk e ndan as prej artit, e as prej zanatit të tij, arkitekturës....

“Qyteti është laboratori im, ashtu sikundër me pemët, unë jam në inspirim të vazhdueshëm” , thotë Arben Golemi, piktor e arkitekt.

Janë afro 70 ekspozita që i realizon me bukuritë e misteret arkitektonike të një mbi një dritareve... Edhe kësaj here në galerinë e tij, në 20 piktura na kanavacë, ai thotë se ka mishëruar gjendjet e tij shpirtërore, përballë “Pemëve dhe qytetit”... Imazhi fillestar është në vizatimet që ai ruan... Ka me mijëra copëza të qytetit të reflektuar me lapsin e tij në fletë të bardhë... në çdo rikthim në vendlindje.

“Kam një numër të madh me vizatime të qytetit, të rrugicave, të ndërtesave... Gjithë Beratin në përgjithësi, përfshirë dhe malin e Tomorrit...Në çdo moment unë e përdor arsenalin e vizatimeve siç ndodhi dhe kësaj here”, shprehet më tej piktori.

Pikturat e Golemit, janë ndër më të lakmuarat në treg. Vetëm në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve rrëfen se veprat e tij, bashkë me vizatimet janë afro 17, prej të cilave katër janë realizuar në monizëm.  Siç na tregon artisti ka edhe një koleksion prej 8000 veprash arti, përpos vizatimeve, por kur flitet për treg arti në vend, ai është skeptik.

“Ne nuk kemi bërë përpjekjet tona për të krijuar një treg real të pikturës, duhet të kishim një rrjet galerish, e më pas të kërkonim mbështetje nga institucionet, me aq sa do të ishte mundësia, por gjithçka nis nga vetja”, shton më tej ai.

Krijimi i një rrjeti galerish, do t’u kish ardhur në ndihmë artistëve, sipas Golemit, por edhe nismat favorizuese do të ishin një nxitje, gjithmonë duke mos cënuar, lirinë e krijimtarisë...

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?