Artur Grori

I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit do lirinë, Arben Grori kërkon rishikimin e vendimit 'burg përjetë'

25 Nëntor 2018, 07:32| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 08:24

  • Share

Arben Grori, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Itali, nuk dorëzohet për të fituar lirinë e tij. Pas shumë beteja gjyqësore, Grori kërkon të rihapë sërisht çështjen penale, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Shpresa e tij e vetme është se drejtësia shqiptare, do arrijë ti zbusë dënimin nga burg të përjetshëm në 25 vite burgim, gjë e cila më pas do i mundësojë dhe lirinë e shumëpritur. “Shqiptarja.com” mëson se fillimisht Arben Grori i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për rishikimin e vendimit të formës së prerë me nr. 413 të datës 20 maj 2003 të gjykatës së Tiranës.

Por kërkesa e këtij të dënuari rezulton se në datën 22 shkurt 2018 është refuzuar nga gjyqtarja e Tiranës, Vjollca Spahiu. Ndërkohë fill pas këtij moment nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Grori në datën 27 prill 2018 ka bërë apelimin e këtij vendimi duke kërkuar të njëjtën gjë si në shkallën e parë, rishikimin të vendimit gjyqësor të 20 majit 2003, ku ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kjo çështje tashmë është në pritje për tu gjykuar nga gjyqtarja Valdete Hoxha. Por nga sa mësohet, Arben Grori, ka depozituar dhe një kërkesë tjetër në gjykatën e Tiranës, ku sërish kërkon rishikim të vendimit të dënimit të tij, dhe këtë herë gjyqtar mësohet të jetë zgjedhur Gerd Hoxha. Kjo nuk është hera e parë që Arben Grori ka kërkuar rishikim të vendimit të dënimit të tij, pasi një veprim të tillë ai e ka kryer edhe në vitin 2014, por nuk ka funksionuar.

Dënimi në itali, për vrasjen e Zyberit

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori.

Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave. Arben Grori asnjëherë nuk e pranoi vrasjen e Zyberit, por pavarësisht kësaj ndodhet pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë në vend prej më shumë se 18 vitesh. Sipas dosjes hetimore, përplasjet mes tyre erdhën në fillim të viteve 90-të në Tiranë, dhe më tej përfunduan me përleshje të armatosura dhe viktima deri në vendin fqinj, Itali.

Naim Zyberi u vra në spital në Milano

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali. Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit.

Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjenerali, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Komento

Komente

  • Turi: 25/11/2018 16:42

    Po boll burge beri. Ke vrau njerin qe i vrau vellan dhe i vente dhe ne dere te shtepise i bente presion te vriste te tjeret. Po pse e vrau?!Ca i kish bere vellai i keto Naimit? Asnjegje te keqe pervecse mire. Nxireni se ska burge perjete ne asnjevend te europes

    Përgjigju
    • Fraiku: 26/11/2018 13:35

      Ka shoku ka, por pi te pyes ata dy te tjeret qe ju gjeten ne bagazh te makines perse i vrau? Nuk ka meshire per keta njerez, plehra ne kohe te enverit si familje dhe plehra mbeten.

  • Fraiku: 25/11/2018 10:05

    Keni harruar dy te vraret qe ju gjeten ne bagazh te makines ketu ne shqiperi dhe qe eshte miku i Bashkim Finos. Gerd Hoxha si plehre qe eshte edhe mund ta jape vendim ne fsvor te ketij, por shkallet e tjera do e rrezojne. Po tentohet te nxirren te gjithe vrasesit nga burgu tani qe keta gjyqtare te koruptuar po mendojne te kapim cte kapim derisa te na heqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?