Largimi i Lleshajt dhe vendosja në vend të tij e Bledi Çuçit ka tërhequr vemendjen e ish drejtuesve të policies të cilët gjatë karrierës së tyre kanë punuar me shumë ministra dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Një ndër to është edhe Arben Hajdarmataj ish kryepolici. Sipas tij Bledi Çuçi është emër me kapacitet të bollshëm juridik dhe për këtë fakt mund të sjell një frymë të civilizuar në Policinë e Shtetit.
"Nëse do të flasim në begraundin juridik, unë mendoj se Zoti Çuçi i ka kapacitetet në aspektin e esencit e civilizimit. Zoti Çuçi vjen si një njeri normal, përveç lidhjes së tij të afërtë me Zotin Rama. Unë e vlerësoj në aspektin civil Zotin Çuçi", tha Hajdarmataj.
Hajdarmataj mendon se Çuçi duhet të nis punën në krye të ministries së Brendshme me një kërkesë direkte për Kryeministrin Rama. Sipas tij, për shkak të gjarjeve të fundit, Çuçi duhet të kërkoj largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
"Nëqoftëse Zoti Çuçi, pasi të analizoj situatën në Policinë e Shtetit, pas fillimit të detyrës, do t’i kërkoj Zotit Rama shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, atëherë unë mendoj se vertetë Çuçi është njeri me potencial", shtoi ai.
Përtej imazhit të mire dhe pa problematika të ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, sipas Hajdarmatajt, për fat të keq nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të kryer një reformë të thellë në Policinë e Shtetit, për shkak të kohës së shkurtër që kangelur deri në zgjedhjet e ardhshme dhe përfundimit të mandatit.
Kam patur mendimin QE EDVINI ESHTE RROT ME RROTA JAN ATA QE MERREN ME RROT,K.
PërgjigjuO Ben po si ngele ty bo gojore gjithe jeten mor tropojs i lodhun???!!! Mendon se çuçi do te te marre ne pune apo do fillosh prap polic siç ke qene pa moral e pa bosht.
Përgjigju