TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Ka nisur mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat. KLP po zhvillon sot mbledhjen e parë për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ku ka komunikuar një afat prej 45 ditësh për kandidatët e interesuar për të paraqitur platformat e tyre.
Siç edhe më parë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar, dy janë kadidatët të cilët kanë shfaqur interes, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili dhe Andand Xholi. Balla gjithashtu tregoi më shumë mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët.
“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre.
Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje. Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë, sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve aty ku mungojnë 104 prokurorë
“Burimi kryesor i futjes së prokurorëve në sistem është Shkolla e Magjistraturës dhe që kur jemi krijuar kemi emëruar 40 prokurorë. Këtë vit ne emëruam 22. Për të zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit që të bëhet i mundur ndryshimi i ligjit në lidhje me prokurorët që janë në proces studimi të cilët vitin e 3 të munden ta bëjnë praktikë të pagueshme dhe të punojnë në sistem”.
Kreu i KLP thotë se ndryshimi i ligjit do të sjell më shumë burime njerëzore në sistem.
Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që politika mos të ndërhyjë në këtë proces, kjo pasi çdo ndërhyrje në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet, përfshirë aferën e inceneratorëve.
Hapja e procedures per zgjedhjen e kreut
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhjen me garën për kreun e ri të ri të SPAK, ku thotë se lajmet për përcaktimin e kreut të ri nga qeveria janë shqetësuese. Sipas Bardhit çdo ndryshim në këto momente, do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaferën e inceneratorëve.
‘Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje, mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!’- shkruan Bardhi.
Ka nisur mbledhja e parë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Kraja lë detyrën si kreu i SPAK në dhjetor por procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme nisin sot.
Kaluan tre vjet dhe asnje peshkaqen ne rrjeten e SPAK ut!
PërgjigjuAndand Xholi, djale dibre e meriton te jete ne krye te SPAK. Nuk ka prokuror me te pergatitur e me te paster se ai ne Shqiperi.
PërgjigjuKy Kraja para se të ikë , duhet t'i hapet dosja për vilën në gjirin e Lalzit si komëshi i salehut dhe Like floririt pasi ai tashmë është gjiri i së keqes së madhe që e ka emrin gjiri i korrupsionit,vrasjeve,vjedhjeve,tradhëtisë kombtare,shkurt gjiri i alibabës Sali dhe sejmenve (hajdutve) të tij që natë e ditë kanë punuar e punojnë për të zhbërë atë që quhet shqipëri.
PërgjigjuLeshte do beje dhe pasardhesi i tije.
PërgjigjuBravo!
Duhet te ishte larguar me perpara se ka marre rrogen duke ndenjur
PërgjigjuShpresat tek amerika, se ne shqiptaret edhe spakun e bejme kaps.
PërgjigjuKy duhet te ishte dorehequr si kreu i SPAK ut vete se nuk ishte per ate pune.Sot duhet te flitnim per politikane qe cfare si kane bere ketij populli ne dyert e burgut.Mgjth se kane pagesa dhe benefite te medha nuk i meritojne ato.Shqiptaret presin qe Spaku te beje punen dhe te denoje te paprekshmit.Mirepo ky ishte shurraq.Njelloj si Llalla dhe ky
PërgjigjuKy MIK I MADH I KORRUPSIONIT SHTETEROR SHQIPTAR,nuk duhet te ishte emeruar kurre aty ne ate post ose te shkarkohej sa me pare. Korrupsioni shtetetor i beri Gol drejtesise se re. Tani te lajm lesh te zi e ta bejme te bardhe .......
Përgjigju