TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se për aferën e inceneratorëve ka në hetim ministra e deputetë. Në një intervistë për RTSH-në, Kraja është shprehur se hetimi i korrupsionit në nivele zyrtarësh është i vështirë, por pavarësisht kësaj, ai thotë se tashmë dosja është hapur dhe se hetimi është shtrirë deri në postet më të larta.
“Korrupsioni? Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vetingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore. Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve. Kemi cështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai.
Deri më tani, për aferën e inceneratorëve janë në burg, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nuk dihet nëse Kraja e ka pasur për këtë dyshe, apo për persona të tjerë në hetim. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.
Kraja ka bërë me dije se në hetim është edhe ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, aferë korruptive që Report Tv e ka sjellë me anë të 3 investigimeve, si edhe për dosjen ‘Gërdeci’.
“Diskutohet çështja e Gërdecit, që po hetohet, është publike dhe diskutohet çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, që janë përfshirë familjarë të tij. Çështjet janë në hetim dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë”, deklaroi ai.
Ai është ndalur të flasë edhe për kritikat e shumta që ka pasur kryeministri Edi Rama. Kreu i SPAK thotë se ka zgjedhur që të mos i komentojë këto deklarata politike, duke thënë se i jep të drejtë çdokujt që kritikon për të përmirësuar punën e institucionit që ai drejton.
"Nuk dua të merrem me deklarata politike. Ne bëjmë punën tonë, vlerësojmë provat. Dikush na shan, dikush na lëvdon, kjo është çështje e tyre, bëjnë komentet e tyre. Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK me idenë e mirë për të punuar më mirë, kushdo të jetë, kryeministër apo qytetar i zakonshëm”, tha ai.
Nga ana tjetër, Kraja është shprehur me bindje se nga SPAK nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni, sa i përket operacionit ‘Plumbi i Artë’. Referuar deklaratave të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, për dekonspirim, ai tha se “diçka nuk ka shkuar mirë”, por jo për faj të SPAK.
“Masa nuk u realizuan të gjitha për t’u kapur. Diçka nuk ka shkuar mirë. Forcat e policisë nuk kanë arritur t’i gjejnë një pjesë të tyre. Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Jam shumë i sigurt për këtë. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka një problematikë. Por nga pikëpamja e procesit. Për ne nuk ka asnjë problem. Çështja vazhdon”, tha ai.
Kreu i SPAK, Arben Kraja është ndalur të flasë edhe për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, për skandalin e lobimit të LSI. Ai ka bërë me dije se hetimi ka nisur dhe do të bëhen të gjitha veprimet, përfshirë këtu edhe marrja e provave jashtë vendit.
“Çështja ndaj ish-presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Po, jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. “Sekreti hetimor” ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur”
I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga bankat, Kraja u përgjigj se “shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim”.
Ndërsa për letërporosinë nga SHBA nuk bëri komente.
“Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit” – tha Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha është në hetim për disa çështje, që kanë të bërë me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, aferë korruptive që Report Tv e ka sjellë me anë të 3 investigimeve. Berisha është në hetim edhe për dosjen e Gërdecit, tha Kraja, por duke mos dhënë më shumë detaje se deri në ç’fazë janë hetimet.
“Të mos i marrim të personalizuara. Ka çështje për fakte konkrete për të cilat pretendohet se mund të ketë përfshirje edhe ish kryeministri apo ish presidenti. Diskutohet çështja e Gërdecit, që po hetohet, është publike dhe diskutohet çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, që janë përfshirë familjarë të tij. Çështjet janë në hetim dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë”, deklaroi ai.
Pyetur nëse këto çështje kanë lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ nga SHBA, Kraja shtoi se ato janë të qeverisë amerikane, ndërsa SPAK heton çështjet penale në Shqipëri.
“Ne nuk merremi me deklarata, duhet të më mirëkuptoni. Deklarata janë deklarata politike, janë mbi baza të tjera. Deklaratat janë të qeverisë së SHBA, ndërkohë ne hetojmë çështje penale në Shqipëri dhe nuk kemi dalë në konkluzion as po, as jo në lidhje me ato deklarata”, tha Kraja.
Ky sufllaqexhiu i gjirit te lalzit duhet te dale para drejtesise se eshte paguar nga taksapaguesit dhe nuk ka bere punen dhe duhet ti behet veting per pasurin
PërgjigjuO Kraja boll më u tregove shqiptarve përralla alla Llalla ,ti zotri je komëshi me salehun e liken,kështu që para se të flasësh për bëmat Alla gjak shqiptari dhe vilat e tyre në gjirin e Lalzit,folë për vilën tënde po aty . Nuk flet dot se dhe vila jote kullon gjak shqiptarësh sikurse ato të salehut,likes,mul Nokës e kompani,je pjesë e të keqes së madhe të këtij kombi,prandaj vazhdon të tërheqesh zvarrë atë që shqiptarët presin drejtësinë e re , por ajo pamvarsisht faktorëve si ju e të tjerë do bëhet përderisa është misioni më fisnik i ShBA për këtë komb sot,ashtu sikurse dhe dje nuk lejoi që ky komb të fshihej nga harta e botës.
PërgjigjuO beno kur e ke ngrene dreken e fundit me Llallen dhe ku??? Kur te mbaroj mandati ftoje te vila jote ne Gjirin e Lalzit dhe futini nje aheng te dridhen nga kenaqsia VilatGala të Metajt@Berisha e Co. Hajt se keshtu e deshi dhe e do kjo pune,ti e di mire zanatin....
PërgjigjuPse mungojne komentat e sufllaqexhinjve?
PërgjigjuPo Gazhua doganes apo sta mban nga ramuti
PërgjigjuNji gjo ishte e sigurtë. Figura e tij është shumë e kompromentuar. As I gjo ska për të bo. Pra edhe deklaratat e tij nuk çojnë asgjëkundi.
PërgjigjuMos i besoni se te gjitha gënjeshtra i ka ,ka dal vetem me mashtru popullin,po ky qenka edhe prokuror i ceshtjeve,per ate flasin sherbes Sali dhe Ilir (hajdutat e kriminelat).
PërgjigjuLlalla 2
PërgjigjuShikoni ktë Arben Krajën si i goditur në tru. Kush e ndaloi ktë idjot që ta merte të pandehur kriminelin hajdut Salhe Bajgën. Ky debil ka me qindra fakte të pa kundërshtushme të malokut bastard salhe e ky qen i zgjebosur salhe bajga bredh i lir pa as më të vogēlin problem. Pra ky se bën punën e tij e tani del e lef nëpër medje. Mjer Shqiptarët me kshu lloi monstrash.
PërgjigjuAh sa bukur, as po as jo thua zotrote!!!! As mish as peshk!!!! T'u dha rasti te hysh ne histori si hero por do hysh si as mish as peshk tani. Frikacak burre.
PërgjigjuKy po flet fix si llalla kur ishte prokuror i pergjithshem ,,po fix fix ama,se dhe ai keshtu thonte me prisni dhe pak se do bej namin..(e mer kraje te befshin mire ato lek qe hengre dhe kurse qe bere se qe ne surrat dukesh qe sdi as te ndezesh kompiuterin)
PërgjigjuKy person, me ket fytyre prej idjoti, e beri te pa besueshme drejtesine e re ne syt e ketij populli.
PërgjigjuMinistra apo ish ministra…?
PërgjigjuKy legeni kujton se shqiptaret jane budallenj. Ka tre vjet qe drejton SPAK dhe nuk ka ngritur asnje akuze zyrtare ne gjykate kunder Metes e Berishes. Tani qe per 3 muaj i mbaron mandati na tregon qe po heton.Heto sa te duash,e rendeshishme eshte akuza zyrtare.Ky bastard ka qene komplet i nje anshem si shef i SPAK. Ka goditur vetem kriminelet e pushtetit te majte.
PërgjigjuIk ore se le nom le ske be asgjo, me shume ka hetuar Prokuroria e Permetit ku vetem vidhen pula e gomere se ti! Ke nje kallezim per nje drejtor te Ministrise se Financave te Trajtimit te Kredive cfare po bo zotnia juj?!
Përgjigju