Artur Zheji

Opinion

Arben Llangozi: Tragjedia e Artur Zhejit/Ambulanca e Sarandës pa pajisje, protokollet e urgjencës të shkelura

31 Gusht, 10:49| Përditesimi: 31 Gusht, 10:53

  • Share

Një nga shkaqet që çuan drejt humbjes së jetës së publicistit të njohur Artur Zheji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Pas njoftimit për gjendjen e rëndë të pacientit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik.

Në vend që të zbatohej protokolli standard për një atak akut kardiak, që përfshin monitorim kardiak, oksigjenoterapi, EKG, aspirinë, medikamente për dhimbjen dhe transport urgjent të pacientit në barrelë, ambulanca kishte vetëm një shtrat bosh, pa asnjë pajisje bazike për shpëtimin e jetës.

Më skandaloze është fakti se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por u lejua të ecte vetë për të hipur në ambulancë, një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Një tjetër element kritik ishte mungesa e përgatitjes së defibrilatorit. Në çdo ambulancë dhe urgjencë spitalore defibrilatori është pajisje bazë që duhet të vihet menjëherë në dispozicion sapo dyshohet për atak kardiak. Në rast arresti, ekipi duhet të nisë reanimacionin kardiopulmonar (CPR) dhe të aplikojë defibrilacion sipas protokollit ACLS. Në rastin e Zhejit, nuk u bë as përgatitja më minimale për këtë procedurë jetike, duke e lënë pacientin pa mundësinë elementare të shpëtimit.

Ky rast tregon jo vetëm mungesën e pajisjeve bazë në shërbimin e urgjencës së Sarandës, por edhe papërgatitjen profesionale të stafit. Në vend që të ishte një ambulancë e pajisur për të shpëtuar jetë, ajo u shndërrua në një mjet transporti i ftohtë dhe i padobishëm, duke ia mohuar pacientit shansin për të marrë ndihmën e parë të specializuar dhe për të mbërritur gjallë në një qendër spitalore me kapacitete më të larta.

Tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve, duke u lënë jetën në mëshirë të fatit dhe të një sistemi të degraduar që shpesh dështoi edhe atje ku çdo sekondë ishte çështje jete a vdekjeje.

Edhe më shqetësuese është fakti se, pavarësisht shkeljeve flagrante të protokolleve mjekësore dhe dyshimeve të arsyeshme për neglizhencë që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së Artur Zhejit, organet ligjzbatuese nuk kanë nisur asnjë hetim.

Deri më sot, as prokuroria dhe as institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të verifikuar përgjegjësinë ligjore të personelit mjekësor apo të drejtuesve të spitalit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se rasti po tentohet të mbulohet në heshtje.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • dritan: 31/08/2025 17:37

    A ka bër kush një analizë se nga njerëzit që shtrohen në spitale sa nga këta shërohen dhe sa vdasin.... Sigurisht që vdekjet janë shumë pak ... Përsosmëri nuk ka po ka shpellarë që vetëm nxijnë çdo gjë,me shpellarë i ke thënë të gjitha..

    Përgjigju
  • Populli: 31/08/2025 17:13

    Te gjithe ne qe jetojme ne kete vend jemi pergjegjes qe kemi pranuar keto ambulanca pa paisje..

    Përgjigju
  • Erion: 31/08/2025 11:34

    Ti mirë e bëre që e shkruajte artikullin për mungesën e pajisjeve që ambulanca e Sarandës duhet të kishte për rastin në fjalë por po të bësh pak kërkime do shohesh që 99% e ambulancave në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk i ka pajisjet dhe janë thjesht fugona që trasportijnë të sëmurë. Në vëndin tonë kush mbërrin në spital mbijeton se nuk i ka ardhë akoma ora, si thonë pleqtë, se mjeksia jonë ta shkurton jetën Jo ta zgjat.

    Përgjigju
  • foni: 31/08/2025 11:13

    Sa i zgjuar që qënka ky Arben LAPANJOZI... o RRK me atë diagnozë edhe brënda spitalit mund t vdesësh....

    Përgjigju
    • Popull: 31/08/2025 12:39

      O foni o legen lopcar servil patronazhist ,ketu nuk po thote qe pacienti vdiq me gjithe përpjekjet e stafit mjekësor ,problemi eshte se te ndjerit nuk ju dha asnje shërbim per mos te then qe e vdiqën me idiotesine e tyre dhe mungesën e profesionalizmit. Qe njeriu vdes me infarkt dhe ne spital dihet por ama protokollet mjekësore zbatohen ose duhet te zbatohen 1 me 1.

  • Joti: 31/08/2025 11:03

    Sa para shperdorohen nga qeveria do ishin pajisur 20 spitale jo me ambulance. Ktu ne perendim defrebilator ka dhe ne rruge ne kaseta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?