'Arben dil', e thirri në emër dhe e qëlloi, si ndodhi vrasja në qeli! Sokol Mjacaj u izolua, dorëzoi armën pas negociatave me drejtorin e burgut të Peqinit: Dua siguri

15 Dhjetor 2023, 18:24| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 19:45

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit. 'Arben Lleshi dil', ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë, ndërsa 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej jeta e tij. Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t'u vetëdorëzuar Mjacaj ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Të dënuarit me brug përjetë i kanë hedhur një palë pranga në qeli dhe me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur në tokë pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, e cila kanë bërë arrestimin e tij.

 


Lajmi kryesor:

Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ekzekuton nga dritarja e qelisë Arben Lleshin, plagoset Indrit Shaqja


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?