Ish-ministri Arben Malaj

Politikë

Arben Malaj këshillon Sali Berishën: Largohu nga çdo strukturë e PD, dorëzo mandatin e deputetit e liro partinë nga pengmarrja

26 Maj 2021, 10:28| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:32

  • Share

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nisur nga zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet e kryetarit të ri si dhe për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Malaj shprehet se ka ardhur momenti që Berisha të distancohet tërësisht nga PD-ja dhe se ka përgjegjësinë morale ndaj shqiptarëve që të këpusë sa më parë këtë pemgamrrje që i ka bërë PD-së qoftë edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Postimi i plotë i Malajt:

Mirëmëngjesi, i vetë-dijshëm për impaktin që kanë partitë politike në jetën e çdo shqiptari, po ndaj me ju disa ide për zgjedhjet brenda PD-së.

1. Disa kandidatë përballë Bashës kanë në qendër të platformave të tyre besnikërine ndaj Berishes  dhe radikalizimin e opozitës si kur shprehen edhe kur heshtin.

2. Kjo nënkupton se ata konfirmojnë se PD është një parti e mbetur peng.

3. Berisha ka përgjegjësinë edhe morale ndaj shqiptarëve që ta këputi sa më parë këtë pengmarrje, qoftë edhe jo të drejtpërdrejtë.

3.1 – Kjo fillon duke u vetë-shkëputur përfundimisht nga çdo  angazhim aktiv në PD dhe  politikën shqiptare.

3.2 Hapi i parë – vetë-largimi nga cdo strukturë drejtuese e PD-së.

3.3 Duke e vetë dorëzuar mandatin e deputetit. Sfida e Berishës pas vendimit të Departamentit të shtetit, nuk do të jetë ligjore por thellësisht morale.

3.4 Duke mbështetur publikisht cdo bashkëpunim opozitë-mazhorance që lehtëson integrimin në BE.

Berisha mund të mësoi/ndjek shembullin e Berluskonit që nga një euroskeptik, është sot një mbështetës i fortë i BE-së.

4. Cdo sfidë në jetë sidomos në angazhimet publike e politike është legacy/trashgimnia, cfarë pasurie jo materiale i lë familjes tënde, partisë politike dhe institucionit që ke drejtuar.

Personalisht kam pasur përballje të vështira në publik dhe në gjykata kundër akuzave të Berishës. Kam gjyqe të fituara, por nuk vrapoj të gëzoj kur një politikan dështon.

Trishtohem që kultura jonë politike nuk po ndryshon pozitivisht. Lidhja me krimin është përkeqësuar.

Kapja e shtetit është në nivele kërcënuese. Frikësimi i oponencës publike dhe sidomos blerja e heshtjes së personaliteteve publike dhe shoqërisë civile na rikujton thënien ndërgjegjësuese të Albert Aishtajnit se :  “Bota nuk është  një vend i vështirë për të jetuar jo sepse ka njerëz të këqinjë,  por sepse njerëzit e mirë nuk reagojnë ndaj njerëzve të keqinjë. Ditë të mbarë!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/05/2021 01:03

    Mos e genje veten,edhe sikur te jape doreheqjen nga gjithecka,prape ka per t'u bere si Trump,te cilit i kane vajtur tere lideret e GOP ne kongres t'i marrin avdes,te Maralagoja ku banon dhe i leviz fijet e partise ne prapaskene.Edhe Sala ka per te bere te njejten gje,por nga Lalzi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?