Baton Haxhiu

Opinion

Arben Malaj: Ndaleni shokun Baton, këtë 'zjarrvënës' përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare

15 Korrik, 14:13| Përditesimi: 15 Korrik, 16:42

  • Share

Ndaleni, shokun  Baton, këtë "zjarrvënës" përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare.   Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm  ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit.

Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill: "Kapitalizmi ndan në mënyrë të pabarabartë pasurinë, ndërsa socialistët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë."

Të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore kishin të njëjtën pagë si në Tiranë, në Tropojë dhe në Sarandë.

Mësuesit, mjekët, ndihmës -mjekët, drejtuesit dhe punëtorët në çdo institucion dhe ndërmarrje homologe kishin një sistem pagash të barabartë, nga Veriu në Jug.

Një pjesë e mirë e minierave dhe industrisë përpunuese ishte në Veri, ku pagat ishin të mira dhe zbutnin varfërinë.

Në shkollat e mesme dhe universitete ne ishim njësoj dhe respektonim maksimalisht njëri-tjetrin, madje edhe duke u martuar pa asnjë dallim krahinor, etnik apo fetar.

I vetmi moment kritik ishte pas vitit 1990, kur me të drejtë shumë banorë të zonave veriore zbritën, edhe duke zaptuar toka në  rrethinat e Tiranë dhe qyteteve të tjera të mëdha. Atëherë pati fodullë dhe shpirtzinj, edhe si ju, Baton, që i quajtën padrejtësisht “çeçenë”.
Por ata u integruan shumë mirë, punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike, kanë bizneset e tyre, sakrifikuan për mirëarsimimin e fëmijëve dhe përmirësuan kujdesin shëndetësor dhe mundësitë për punësim.

Edhe në SHBA, brenda shteteve ka diferenca të ndjeshme në të ardhurat për frymë.

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale, tek disa analistë të parapaguar – edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në – ku shpesh në media përmendet edhe emri juaj, klasifikohet si aktivitet kriminal i dënueshëm deri me burg.

Provoi Berisha në vitin 1997 të keqpërdorte vëllezërit tanë fisnikë të Veriut si mercenarë kundër Jugut, dhe dështoi turpshëm.

Një provë e qartë, Baton, është edhe fakti që konkurrimi politik në këto 33 vite nuk ka nxitur dhe as ka krijuar ndasi krahinore.

Të majtët dhe të djathtët kanë bastionet e tyre, por kurrë nuk kanë nxitur urrejtje krahinore.

Vëllezërit tanë nga Veriu e gëzojnë bregdetin e vendit të tyre deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre.

Po ashtu, sikurse ne ndjehemi të respektuar dhe si në shtëpinë tonë në çdo pjesë të Veriut tonë fisnik – për nga shpirti i tyre dhe nga magjia e mrekullive natyrore.

Në fillim të viteve 2000, Banka Botërore nuk deshi të investonte asnjë dollarë në Bathore, ku ishin zhvendosur me të drejtë dhjetëra-mijëra bashkëkombës tanë nga Veriu. Kjo sepse BB nuk investon asnjëherë në toka me konflikte pronësore në asnjë vend të botës.
Ishte qeverisja socialiste deri në vitin 2005 që garantoj Bankën Botërore se zgjidhja e çdo konflikti pronësor mbetej përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Bathorja pas viteve 2000 kishte shumë vështirësi për drita, ujë dhe kanalizime.

Pas një diskutimi të brendshëm, përballë një zhvendosjeje të mijëra familjeve nga Veriu, ne përzgjodhëm opsionin e legalizimit për të zhvendosurit nga Veriu, përpara urbanizimit.

Nëse do të kishim përzgjedhur urbanizimin si hapin e parë, do të kishte më pak kosto financiare, por shumë më shumë kosto shpirtërore, të papërballueshme.

Do të nxitej ndarja Veri–Jug.

Vendi do të shkiste në instabilitet shoqëror dhe politik, nga ku do të përfitonin dhe do të fërkonin duart vendet jo miqësore dhe emisarët e tyre mediatikë të mirë-parapaguar.

Qeverisja nuk është numra, por vlera njerëzore, që nuk të lejojnë të braktisësh shtresat në nevojë dhe klasën e mesme.

Vetëm qeveritë e numrave varfërojnë qytetarët e tyre për të pasuruar oligarkët e tyre.

Tani ti  hedh helmin e dytë:

Kërkon publikisht shkatërrimin e RTSH-së, pasurisë më të madhe të identitetit tonë kombëtar!

Çdo njeri i kulturuar do të ofronte opsione ristrukturimi, jo shkatërrimi.

Mos të kanë detyruar oligarkët, Baton, të ndezësh këtë flakë shkatërruese në RTSH?

Sepse mbi truallin e RTSH-së po përflitet ngritja e kullave të oligarkëve, për të cilët ti je shërbyesi më i babëzitur dhe pa asnjë limit moral?

Ndal, bre Veton,  se Shqipëria ka shumë më shumë se ty – personalitete të kulturës shqiptare, që e duan këtë vend dhe nuk vetë-shiten për para të pista.

Ndal, bre Baton, se personalitetet e kulturës shqiptare kanë rrënjë atdhedashurie shekullore, ndërsa ju jeni një bar i keq që mbin dhe lulëzon kudo ku ushqehet me para të pista, dhe vetëvetiu ofrohet për shërbime të pista.

A.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 16/07/2025 12:31

    Une nuk e kuptoj kete lloj sofizmi dhe "nga lart" the gjykimit cfare ka ndodh nga 1945-90 Zoti Malaj, ti nuk mund the komentosh per levizjet mbas 90 tes, sense e para ato qe u ulen Jane ne toke tyre ne GEGNI. Ju jugoret keni zaptu Tiranen,Durrsin e Elbasanin Nuk mund the lahet multi me shurr thojm ne nShkoder

    Përgjigju
  • Keci: 15/07/2025 19:20

    Po pae keta katundaret e jugut qe kishin zbritur me shumice ne Tirane gjate xhaxhit apo pas 90 ku kapen gjithe lapraken , tiranen jug me gjithe zonen e farkes pse si permend ti Tironc i vjeter, ustai i piramidave. Rri e qepe e gezoji ato pare te felliqta. Shimo zgjedhjet ne Tirane per te pare nese ka cececen apo cobener.

    Përgjigju
  • Valbona: 15/07/2025 17:40

    RTSH duhet te kthehet ne nje organ radio-televiziv konkurues me TV Private: Se pari te shkurtoje kanalet, jo me shume se tre dhe te shtoje nje kanal vetem per Parashikimin e Motit me mjete moderne si ne Europe dhe SHBA, qe une i ndjek. Se dyti, Keshilli i Drejtorise se Pergjithshme nuk duhet te caktohet nga Kuvendi i Shqiperise, pasi eshte nje institucion politik ne duart e dy partive te medha dhe nuk po kryen detyrat qe i kane vene votuesit, por te zgjidhen me konkurs nga punonjesit e brendeshem te RTSH. Se treti, RTSH nuk duhet te paguhet me taksen komuniste te marrjes me dhune te parave nga banoret e Shqiiperise, por te hyje ne garen e konkurences kombetare me TV Private. Se katerti, Drejtori i Pergjithshem dhe drejtoret e Radios e te Televizionit duhet te zgjidhen nga gjiri i gazetareve qe militojne ne kete institucion dhe jo direkt nga jashte, por me nje stazh 5-vjecar ne RTSH.

    Përgjigju
  • Analize: 15/07/2025 17:36

    Zoti Arben Malaj meriton te na ndihmoje! Zoti Arben Malaj meriton punen si minister ekonomie ose mininster financash, duhet patjeter minister sepse Shqipëria deri ne 2030 eshte ne shkalle te nje udhekryqi politik dhe shoqeror ! Zoti Arben Malaj me shume te drejte e ka kuptuar qe shteti social , shtresa intelektuale, shtresa mesme Jane motor ekonomi

    Përgjigju
  • Kastriot: 15/07/2025 15:47

    O Ben kjo nuk eshte persiatje. Ky eshte hartim qe do ta kishte zili cdo pionier i Enverit. Nuk eshte ky Beni qe u zu ne grushta me policet ne Elbasanit ne vitin 1986. Duket sikur ekonomia ne gjithe shkrimin tend eshte fasade per politiken. Nuk ke aspak te drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?