Analisti Arben Meçe i shikon militantët e PD-së të distancuar nga kupola drejtuese, e cilë sipas tij është një sekt berishian që ka uzurpuar këtë parti. Në Repolitix, Meçe thekson se kjo kupolë është fatkeqësia e PD-së.
'Militantët janë distancuar. Dje tmerruam opinionin publik se thamë do bëhet nami në Tiranë. Drejtuesit e PD do shini se çdo ndodh. Na doli një blof. Unë e parashikova që nuk do kishte. Ne ulemi sot dhe diskutojmë situatën e protestës. Ajo që lexohet sot dhe të gjithë njerëzit e PD që ndjejnë përgjegjësi, pse dështoi kjo? Nuk dolën militantët e PD-së. Kjo kupolë ka dështuar. Është fatkeqësia më e madhe e PD-së. Dje ishte ajo që ekspozoi kjo kupolë, nesër në bllok duhet të japin dorëheqjen dhe gjithë ky fluks, jam i bindur që kjo opozitë është distancuar nga këta njerëz. Është nje sekt që ka uzurpuar në mënyrë të dhunshëm PD-në.'
Lajmi kryesor:
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
G.K//ReportTv.al