Në Konferencën e Kryetarëve, u vendos mbajtja e një seance të dedikuar për Kosovën ndërsa palët politikë thanë se janë duke punuar që të kenë një draft rezolutë të përbashkët për Kosovën në mënyrë që Kuvendi të shkojë me një qëndrim në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report Tv shprehet se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar, për të përcjellë zërin e qytetarëve të cilët sipas tij janë në mbështetje të Kosovës. Pëllumbi shtoi se po punohet për një draft final për të cilin shpreson që të votohet me konsensus të plotë.
“Qeveria ka treguar se është në krah të Kosovës. Zoti Bardhi i cili është pjesë e konferencës së kryetarëve si kryetar grupi i PD solli një kërkesë. Edhe Çollaku solli një kërkesë, edhe ne si PS bëmë një kërkesë. Ne vendosëm për të treguar rëndësinë që Kuvendi do ti japë kësaj ngjarje duke bërë një seancë të posaçme. U bashkuan bashkë të gjitha. Siç e tha Bardhi koha që merr gjatë një mocioni me debat është më e madhe se interpelancana. Konferenca e kryetarëve ngarkoi dhe personat konkretë që po punojnë, komisionin e politikëssë jashtë, kryetari dhe nënkryetari i komisionit. Do punojnë për një draft final. Shpresoj të votohet me konsensus të plotë”, tha Pëllumbi.
“Përtej nxitimit, dihet që Kosova nuk është vetëm një shtet fqinj, por gjysma e kombit. Nuk shihet me të njëjtin sy që mund të shihet një rezolutë e një vendi tjetër. Ne s’jemi asgjë tjetër veçse përfaqësues të popullit shqiptar dhe populli shqiptar se ka vënë kurrë në diskutim mbështetjen ndaj Kosovës. Në këtë seancë do të thuhet fjala e fundit për këtë çështje”, shtoi ai.
Në Konferencën e Kryetarëve e cila u mblodh sot (4 tetor) u caktua që të mbahet më 12 tetor një seancë e Posaçme plenare ku do të diskutohet për rreth 5 orë dhe do të miratohet rezoluta që dënon sulmet në veri të Kosovës.
Analisti Lorenc Vangjeli e sheh si ‘dembelizëm’ procesin e tejzgjatur të parlamentit të Shqipërisë për të miratuar rezolutën kundër Serbisë dhe në mbështetje për Kosovën. Në emisionin 'Kontrast' Vangjeli bën edhe një koment sarkastik lidhur me mospajtimin e mazhorancës dhe opozitës lidhur me këtë çështje, ku thotë se Berisha e përdor Kosovën për qëllime politike.
“Asnjë nuk do ta legjitimonte Kosovën si një mollë sherri për politikë në Tiranë. Ka ndodhur gjithmonë, fatkeqësisht ndodhi edhe kësaj here. Parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën më 28 shtator, ndërkohë që ky i yni mendohet se në rastin më të mirë mendohet të vonohet edhe 2 javë të tjera. Sepse politika shqiptare edhe në këtë rast është në gabim. Nuk ja vlen të thjesht se kush e ka fajin, por sa herë që ka pasur temperaturë Saliu në Tiranë ka teshtirë edhe për Prishtinën. Dhe kjo është e padiskutuar.”
po ky pse duhet te ishte deputet apo ja la vendin i jati...epo kjo pune...asnje nuk e njeh per ndonje kontribut ne jeten e tij ....vetem qe eshte djali i servet pellumbit
Përgjigju