Ali Ahmeti

Kosova & Rajoni

Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit

20 Dhjetor 2024, 10:11| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 10:13

  • Share

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherazi edhe Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka paralajmëruar se kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të japë llogari para drejtësisë.

Reagimi i tij vjen pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të ish-zv.kryeministrit Artan Grubi, pasi u shpall non grata nga SHBA. Taravari shkruan se Grubi gjithçka e ka bërë me miratimin e shefit të tij, ndaj ka ardhur koha që Ahmeti të japë llogari para drejtësisë.  

“I arratisuri thotë se e ka bërë çdo gjë me miratimin e “shefit”. Ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë!” ka shkruar Taravari.

Grubi u shpall në kërkim pasi sipas prokurorisë, ka urdhëruar në mënyrë të jashtëligjshme dhënien e licencave për disa kompani të lojërave të fatit dhe kazino dhe është përfshirë së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami në prokurimin e manipuluar të paisjeve për Lotarinë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është mbi 8 milonë euro

Artan Grubi, u shpall non grata nga SHBA, më 9 dhjetor 2024. Në njoftimin e DASH thuhej se Grubi është përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?