Kronikë

Arbër Çekaj e një 'babagjysh' tentojnë arratisjen nga zyrat e administratës te burgu 313, zbardhet skema: I paraburgosuri 'hutoi' gardianët, tentoi të presë damarët! Goditet polici

8 Gusht 2021, 18:01| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:49

  • Share

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet. Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të paraburgosurit për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313.

Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Ora 19:20
Zbardhet plani i arratisjes së Çekajt dhe 'babagjyshit': Një i dënuar tërhoqi vëmendjen, tentoi të presë damarët! Goditën edhe një polic

Zbardhet plani i dështuar i aratisjes së Arbër Çekajt dhe Flamur Pjetrit në burgun 313 në Tiranë. Plani ka qenë i mirëmenduar. Një tjetër i burgosur ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët gjatë tentativës për të dalë kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15.15 në IEVP Jordan Misja, Tiranë, forcat policore të burgjeve kanë parandaluar një tentativë për arratisje të dy të paraburgosurve që ndodhen në këtë institucion, Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri.

Nga verifikimi paraprak I kryer nga DPB dhe SHKBB, rezulton se dy të paraburgosurit e kanë organizuar tentativën për arratisje në bashkëpunim me njëri tjetrin. Dyshohet që tentativës para arratisjes I ka paraprirë një incident I kryer nga një I paraburgosur tjetër I cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Të paraburgosurit kanë tentuar që të kryjenë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, të cilët janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.

Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi I kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2021 00:11

    Me ben pershtypje dhe me duket pak i paqarte perdorimi i fjales //i paraburgosur//.Me //te paraburgosur// nenkuptohen personat qe jane arrestuar,jane nen hetim ne gjendje /jo te lire/,ose jane ne gjyq e siper,ne pritje te vendimit perfundimtar nga gjykatat.Me pas quhen thjesht te burgosur,te denuar.Te pakten, dy prej personave te permendur ne kete histori, kane marre denim te formes se prere dhe duhen quajtur thjesht /te burgosur/.Gjithashtu,duket sikur te burgosurit dhe te paraburgosurit, mbahen ne te njejtat ambiente.A nuk duhet vepruar si c'ben gjithe bota,qe i mban ne ambiente me vete,d.m.th.burgjet e burgimit e paraburgimit,jane komplet te ndryshem? Sa per A.Cekaj,heren tjeter mendo dicka me te rafinuar,dicka sic mendoi babushi jot.Vertet nuk i eci,e lane ne burg,po fatit s'i dihet.

    Përgjigju
    • Irisi-mashkull: 12/08/2021 16:01

      O irisi quhen te paraburgosur sepse kane bere nje tjeter veper te denueshme taze (ne fakt nje tufe me vepra). qe denohet dhe ajo per qejf. keta ishin te denuar nje here, tashti do denohen dhe per vepra te tjera. ti ke te drejte konfuzioni se aty eshte republike bananeje si burgu si te burgosurit si gjyqtaret.... edhe gjithshka.

    • V. Dule: 09/08/2021 15:38

      Bravo, Iris... Kapu te detaje si termat 'i paraburgosur' dhe 'i burgosur' per te treguar se si Alvania a ndyre nuk eshe 'si e gjithe bota'. Duhet ikur nga ky vend i qelbur! Iiiii, sa e keqe Shqiperia. IKNI!

  • Jaku: 08/08/2021 21:08

    Pas disa ditesh do mesojme variantin e sakte dhe te plote. Dhe qe plani i vetem eshte prralla me mbret qe njofton policia.

    Përgjigju
  • Halit: 08/08/2021 16:49

    Edhe me vdekje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?