Arbër Çekaj

Arbër Çekaj i 613 kg kokainë kërkon trupë të re gjyqësore! Shtyhet sërish gjyqi

8 Shtator 2020, 14:40| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 14:45

  • Share

TIRANË- Pas më shumë se 30 seanca gjykimi drejtësia shqiptare ende s’ka mundur të japë një verdikt për dosjen e 613 kg kokainë.

Arbër Çekaj i konsideruar si bosi i kësaj ngarkese, për të cilën ai ka mbajtur gjithmon qëndrim mohues ka kërkuar seancën e kësaj të marte përjashtim e trupit gjykues.

Një seancë më parë Çekaj kërkoi praninë e meidas përgjatë fazës ku ai do të kryente mbrojtjen por kjo kërkesë e tij u refuzua.

Sëbashku me Çekajn në akuzë janë edhe Donaldo Lushaj e Armando Pezaku, ndërsa policia shkurtin e vitit 2018 sekuestroi 613 kg kokianë në konterinerin e bananeve të kompanis së Çekajt Arbër Garden.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?