Arbër Hajdari dhe bashkëshortja e tij Vlera do të bëhen prindër për herë të parë. Ishte vetë ish-opioninisti i Big Brother VIP Albania ai i cili e zbuloi lajmin mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”.
Teksa po diskutohej për sakrificat që bëhen për fëmijët dhe shkollimin e tyre, Arbri u përgjigj direkt pas pyetjes së bërë “Kur do bësh një fëmijë?”.
“Do bëhem baba shumë shpejt”, tha Arbri i cili ka zbuluar edhe gjininë.
“Zoti e pranoi lutjen, doja të bëhesha babai i një vajze dhe po bëhemi me vajzë”, shprehet Arbër Hajdari.
Një vit më parë Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kurorëzuan dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.