Sjella e Kiarës kundrejt Luziit, gjatë kohës që ky i fundit ishte sëmurë ka shkaktuar shumë debate mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP.
Ka qenë Arbër Hajdari që ka komentuar mbrëmë këtë situatë, duke thënë se nuk e justifikon sjelljen e Kiarës ndaj Luizit.
“Nuk gjeja arsye për të justifikuar sjelljen e Kiarës. A ka qenë Olta false nuk e di sepse nuk jam në zemrën e saj. Nuk e justifikoj fare indiferentizmin e Kiarës.
Ty nuk duhet të shqetësojë Olta por dhimbja që ka personi i zemrës. Kur personi jot i dashur të thotë jam sëmurë nuk gjej arsye për ta justifikuar. O Luiz nuk e ke detyruar ti Kiarën të bëhet arrogante.
Unë në marrëdhënien time kërkoj më shumë afrimitet dhe prandaj e shikoj kështu. Shpesh herë unë kam parë se ti ke sjellje arrogante në raport me Luizin”, u shpreh Arbri.