As mbrëmjen e kaluar në Big Brother nuk mbeti pa u cekur ndarja e ish-çiftit Romeo dhe Heidi.
Siç e dimë dyshja prej kohësh e kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre të krijuar brenda shtëpisë, dhe herë pas here çifti është parë në momente jo të mira brenda shtëpisë.
Një opinion lidhur me këtë çështje erdhi dhe nga opinionisti Arbër Hajdari i cili u shpreh se Romeo nuk po bënë asgjë tjetër veçse po viktimizohet brenda asaj shtëpie dhe ka harruar se për çfarë ka hyrë në atë format.
Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.
Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.
Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika mos hap televizionin se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.
Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe
Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd
Romeo: Është ndjesi
Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit