Arbër Hajdari

Arbër Hajdari nuk do jetë pjesë e Big Brother VIP 3: S'mund të jesh i përjetshëm, njerëzit më njohin mua dhe mendimet e mia! Me Zhaklinën s'jam takuar

29 Maj 2023, 07:38| Përditesimi: 29 Maj 2023, 07:40

  • Share

Arbër Hajdari, i cili ka qenë opinionist për 2 edicione të Big Brother VIP duket se nuk do e shohim më të ulur në karrige për të dhënë opinione rreth veprimeve të banorëve. Sipas tij, viti më i vështirë ishte edicioni i parë ndërsa mendon se njihet nga publiku edhe nuk e sheh veten në BBV 3.

"Vjet ishte ndoshta pak më vështirë sepse ishte edhe edicioni i parë, por unë jam një njëri që mësohet shpejt me gjërat. Jam munduar t'i rri larg trysnisë që krijohet nga banorët, dashamirësit e tyre, dhe të prezantoj atë që jam. Mendoj se opinionisti përzgjidhet për të dhënë mendimin e tij ashtu si e shikon ai. Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm. Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në 'Big Brother VIP 3", tha Arbri tek ‘E diell’.

Sa i përket marrëdhënies me Zhaklin Lekatarin thotë se nuk kanë pasur përplasje, por me përfundimn e spektaklit nuk kanë pasur më kontakte.

"Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflikte, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin. Por, këto ditë nuk jemi takuar", tha Arbri.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?