Donald Trump dhe Sali Berisha

Arbër Hitaj: Kokëfortësia bolsheviko-staliniste!

15 Korrik, 14:40| Përditesimi: 15 Korrik, 14:42

  • Share

Nuk mund të mungonte në fjalën e tij legjenda Sali për rastin e Trump, duke hequr paralelizma politike me veten.

Dhe ka të drejtë, nga pasuria familja e tij ka ngjashmëri të madhe me Trump!

Por, në 32 vite në politikë, ka rrahur gazetarë, politikanë rivalë me shumicë në ‘mbretërimin’ e parë, e vijoi me sharje ofendime e shpifje ndaj kujtdo që nuk ka menduar si ai në ‘mbretërimin’ 2. Po e bën në ‘mbretërimin’ e 3!

I njëjti si në ‘92 e më tej, me kokëfortësinë e një sovjeti stalinist!

Dje doli dhe u hoq si viktimë!

Viktimë e kujt, e vetvetes!

Saliu dhe salinjtë në fakt janë ‘fermerët’ që kanë mbjellë më shumë gjuhë urrejtje dhe shpifje ndër shqiptarët më shumë se kushdo tjetër në 30 vite, dhe ende e bëjnë e do ta bëjnë me kokëfortësinë e një sovjeti. Nuk pres surpriza për mirë.

Dje madje foli për fenomenin karma, duke harruar një nga rregullat e saj: se herët ose vonë të gjithë përballen me një "buqete" të luleve që kanë mbjellë! Shijoni aromën!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?