Mendova se shiu i rrëmbyer i sotëm do të sillte freskinë e domosdoshme politike për kampin opozitar.
Por as shiu, as ulja e temperaturave nuk japin efekt: ata mbeten stoikë në politikën dhe retorikën e tyre, e cila duket se kufizohet vetëm te dogma: “Mufkat ecin”.
Mufka e radhës lidhet me një thirrje të fortë drejtuar Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, për hetime në tokën e "shqiponjave". Deri këtu gjithçka duket normale, por nëse lexon më thellë kupton se FBI mund të hetojë jashtë territorit amerikan vetëm me kërkesë zyrtare të shtetit përkatës.
Një rast i tillë ka ndodhur vite më parë, pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur në Bulevard u vranë katër qytetarë me duar në xhep. Më kujtohet se Partia Demokratike, përmes Ambasadës Amerikane, kërkoi përfshirjen e FBI-së, ndodhi, dhe çfarë doli?
Një nga të vrarët rezultoi se ishte qëlluar me pistoletën e kreut të Gardës. Paniku dhe mendjepishmani atëherë shpërthyen.
Koha rrjedh, por jo mendësia e opozitës, e cila, me sa duket, nuk freskohet pavarësisht “motit”. E mbi të gjitha mos kujdesi në kërkesa!
Gjithsesi fushata mbaroi miq, zgjedhjet u arkivuan, pak seriozitet nuk do të bënte keq pavësisht se sezoni politik nuk e premton.
Për korrektësi, ja ligji i FBI për hetimet jashtë SHBA-së!
"A number of U.S. federal laws give the FBI authority to investigate extraterritorial criminal and terrorist activity. The FBI, however, conducts investigations abroad only when invited by the host country".
Komente
