Zona e rrethuar ku do ndërtohet në malin e Dajtit

Arbër Hitaj: Tokë e xanun, edhe mali i Dajtit!

25 Gusht, 15:46| Përditesimi: 25 Gusht, 15:48

  • Share

Kisha rreth 1 vit pa u ngjitur në majën e Dajtit. Një ngjitje me koeficient të ulët vështirësie, por gjithsesi impenjative, që të jep ndjenjën e aventurës, takimin me natyrën e egër!

U nisa, mora materialet e nevojshme, dielli shkëlqente, Dajti kohë optimale 25, por ndjesia si 17 gradë!

Mbërrij te shesh pushimi ish kampi pionerëve, gati për të shijuar natyrën dhe freskinë, kur përpara me del një mur i gjatë llamarine, asnjë shteg për tu ngjitur i lirë!

Shtegu dikur ishte te kampi i pionerëve, tashmë i mbyllur!

Habitem, si ka mundësi një nga hyrjet kryesore për në majën e Dajtit e zënë. Asnjë tabelë, asnjë shenjë orientimi!

Nuk dorëzohem, të shkoj deri aty e mos të ngjitem!

Vendos të ndjek rrugën, gati një kilometër mur llamarine dhe çdo 20 metër kamera të dyfishtë! U habita mos ndoshta kanë zbuluar ndonjë minierë me diamante ose ar, Dajti mal sekretesh është sidomos në komunizëm!

Eci e eci dhe në një cep të fshehur shikoj, një tabelë me emrin e investitorit, super hotel dhe disa vileta në projekt! Pikërisht ajo që nuk i duhet një mali gati të paprekur nga dora e njeriut! Shumë të huaj, pikërisht këtë këshillë japin, jo beton në zonat e mbrojtura të shpallura park kombëtar!

Bukur shumë mendova, zhvillimi i ka këto dhimbje dhe për natyralistët si puna ime. Për dhjetëra turistë të huaj që dëshirojnë të bëjnë një hiking, asnjë nuk mendon.

Të gjeje shtegun ishte një mini aventurë më vete, duhet të futeshe nga ferrat dhe të vijoje rrugën normalisht me orientim “shqisor” si dikur karvanet në shkretëtirë!

E ndërsa ngjitja dhe zbritja ishte një mrekulli dhe e frekuentuar nga shumë turistë të huaj e vendas që vinin vërdallë për tu orientuar, shija e hidhur më ngeli. Nga sot edhe Dajti do të jetë tokë e xanun e më keq, tokë për ndërtime! Tokë për beton arme!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 26/08/2024 11:07

    gazetaret denoncojne por a ka vlere valle??

    Përgjigju
  • Otto: 25/08/2024 21:22

    Pas saliut i dyti shqiptar me i urryer do jete Edvini E betonizoi Shqipnine Dhe i rropi emigrantet me kursin e mashtrimit te euros me lekun Leku forcohet se eshte manipuluar nga Ed compani

    Përgjigju
  • Eni: 25/08/2024 20:17

    Po e njejta gje ne Drimadhe. Betonizm dhe investues “strategjike “. Kodrat jane shpartalluar nga eksvatoret e Gjikurive, Trebickes apo Fushaj!!! Ndertime dhe shkaterrim I natyres! Bravo minsitrive dhe Kryesorit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?