I kapur në befasi nga pyetja e gazetarit të Report Tv, Ernest Koçi, sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ka pranuar se do "firmoste" një humbje me Letoninë më 10 qershor, me kushtin e një fitoreje kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" (7 qershor).
"Nëse do të thoshin që tani se do fitojmë me Serbinë dhe humbasim me Letoninë, do e pranojë?
Ëëëë, doo... Çfarë të them, po", kështu u shpreh sulmuesi kuqezi pasi mori disa sekonda për t'u menduar.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin
S.Dh/ReportTv.al
