Fabio Cannavaro

Sport

Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin

30 Dhjetor 2024, 14:10| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 14:12

  • Share

KROACI - Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Dinamo Zagrebit. Ish-mbrojtësi italian merr drejtimin nga Nenad Bjelica, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve zhgënjyese.

Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 në Berlin, Cannavaro ka drejtuar deri më tani Guangzhou, Al-Nasr, Tijandjin, Benevento, Udinese dhe kombëtaren kineze.

Mbetet të shihet se çfarë efekti do të ketë firma e Cannavaros për futbollistin e Kombëtares, Arbër Hoxha. Këtë sezon Hoxha ka luajtur në 16 ndeshje për Dinamo Zagrebin duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Aktualisht Dinamo Zagreb renditet e treta në tabelë, shtatë pikë pas kryesuesve të Rijekas.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?