Arbër Hoxha po bën hapa të mëdhenj në karrierë dhe këtë herë ka marrë një vlerësim të rëndësishëm në Kroaci. Anësori i Dinamos së Zagrebit u shpall lojtari i muajit shtator në Superligën kroate, falë paraqitjeve vendimtare me fanellën blu.
Pavarësisht se mesatarisht ka luajtur vetëm 39 minuta për ndeshje, 26-vjeçari ka ditur të bëjë diferencën në fushë. Hoxha shkëlqeu në derbin kundër Hajdukut, ndërsa kundër Slaven Belupos arriti të shënojë një gol dhe të dhurojë një asist në vetëm 45 minuta lojë.
Kontributi i tij ishte i dukshëm edhe në rezultatet e Dinamos, duke fituar bindshëm votimin e tifozëve për lojtarin më të mirë të muajit.
Ky çmim pritet ta motivojë më tej futbollistin kuqezi, i cili tashmë shihet si një alternativë e rëndësishme për trajnerin Sylvinho në dy sfidat e tetorit, përballë Serbisë më 11 tetor dhe Jordanisë më 14 tetor.
Komente
