Politikë

Arbi Agalliu për Report Tv: Ja pse propozuam uljen e tatimit për çmimet e shportës! Nismëtarë të reformave në parlament! Do bëjmë opozitë krah partnerit strategjik, jo militantizëm

28 Shtator 2021, 16:43| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 17:50

  • Share

Të bindur se kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratët premtojnë profesionalizëm në të bërit opozitë dhe distancim nga militantizmi.

“Do të bëjmë çdo gjë, cdo masë, do ndërmarrim cdo nismë ligjore cdo reformë qe sjell stabilitet në realitetin shqiptar, që e shty drejt Bashkimit europian krahas aleatëve tanë të rëndësishëm si SHBA që kërkon profesionalizëm në bërien e opozitës dhe jo militantizëm”.

Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu shpjegon për Report Tv se në parlament, Partia Demokratike nuk do të përqëndrohet vetëm në denoncime, por edhe propozime konkrete.

 “PD është duke ndërmarrë atë që ne e quajmë aksion opozitar, jo vetëm lufta ndaj masakrës zgjedhore, por nga ana tjetër duke denoncuar aferat korruptive, duke bërë cmos të vendosim para drejtësisë ata që kanë gisht, por edhe propozimet konkrete për të kthyer vendin në normalitet.”

Propozimin e parë PD e bëri një ditë më parë për uljen e tatimit për produktet e shportës. Agalliu thotë se kjo nuk është një tekë opozitare, por një masë e domosdoshme.

 “PD vijon të qëndrojë në filozofinë e saj, në thelb të së cilës qëndrojnë taksat e larta dhe ulja e barrës fiskale. Ne do të bëjmë presionin maksimal ër të reduktuar dhe minimizuar barrën fiskale që godet chepat e konsumatorit, por është imediate ulja e tvsh për produktet e shportës.”

Agalliu thotë se propozimi për uljen e TVSH për produktet e shportës do të pasohet me të tjera propozime, burimi i të cilave është programi elektoral i demokratëve. Ndërsa programin qeverisës, deputeti i PD e konsideron broshurë marketingu pa asnjë strategji.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?