Arbin Zejnullai nuk do të jetë më pjesë e Egnatias për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 26-vjeçar dhe drejtuesit e klubit nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, kryesisht për shkak të mosdakordësisë në aspektin financiar.
Zejnullai ishte i vetmi futbollist për të cilin drejtuesit e klubit rrogozhinas kishin ende shpresa për një rinovim, por në fund palët nuk gjetën një zgjidhje të përbashkët.
Pas largimit nga Egnatia, fantazisti është bërë objekt interesimi për dy klubet e mëdha të kryeqytetit, Dinamon dhe Partizanin, të cilat janë të gatshme të përfitojnë nga situata dhe të përforcojnë repartin e mesfushës me një lojtar të provuar në Superligë.
Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime konkrete për të ardhmen e tij, ndërsa merkatoja e verës sapo ka nisur të marrë formë.
Komente
