Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të martën më 10 shtator në orën 20:45 kundër Gjeorgjisë në "Air Albania" të Tiranës. Ky duel është i dyti për skuadrat në Ligën e Kombeve, teksa secila ka nga tri pikë.
Tanimë UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin që do vendosë drejtësi në përballjen e së martës, me belgun Erik Lambrechts që është i përzgjedhuri.
Renditja në grupin B1
39-vjeçari ka arbitruar në sezonin e kaluar në 16 ndeshje në kampionatin vendas. Gjithashtu, Lambrechts i janë besuar 2 ndeshje të Europa League dhe 1 ndeshje e Champions League. Në ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji ai do ketë ndihmën e Jo de Weirdt dhe Kevin Monteny. Verboomen është caktuar si arbitër i katër, ndërsa në VAR-i do jetë Bram Van Driessche.