Eldorian Hamiti në një ndeshje të kampionatit shqiptar (qendër)

Arbitri i Superligës shqiptare gjykon Real Madridin në Champions League

4 Tetor 2022, 11:24| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 11:28

  • Share

UEFA ia ka besuar arbitrit Eldorjan Hamiti vendosjen e drejtësisë në sfidën e të rinjve të Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk. Ndeshja që vlen për grupet e Champions League te të rinjtë do zhvillohet nesër në 14:00 në "Alfredo Di Stefano" në Madrid.

Së bashku me lezhjanin do jenë edhe Rejdi Zaimi dhe Feliks Koreshi, që do jenë asistentë të Hamiit. Arbitër i katërt në këtë duel do jetë Pedro Munoz Piedra. Kjo nuk është hera e parë që arbitrat nga Shqipëria vendosin drejtësi në Champions League e të rinjve, me UEFA që i ka besuar arbitrave tanë ndeshje të këtij niveli. Në këtë përballje, Real Madrid padyshim është pretendent për të dalë me tri pikë. Kjo duket një mundësi e mirë për Hamitin që të fitojë eksperiencë në këtë nivel arbitrimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?