Arbitrja e parë shqiptare që vendos drejtësi në Champions, Emanuela Rusta për Report TV: S'më besohej, ishte si ëndërr

7 Shkurt, 15:59| Përditesimi: 7 Shkurt, 20:57

  • Share

Emanuela Rusta u bë arbitrja e parë shqiptare e cila gjykoi një ndeshje të Champions League për vajza, duke e vendosur emrin e saj në librat e artë të kompeticionit më të madh futbollistik.

30-vjeçarja bashkë me ndihmësen e saj Edjena Kapxhiu ishin xhaketat e zeza të ndeshjes më kryesore të grupit mes Benficas dhe Barcelonës.

“Kur më erdhi njoftimi që do isha arbitre në Champions League nuk po e besoja dot. Më pas emocioni ishte shumë i madh sepse po prisja se të cila ndeshje do gjykoja. Vërtet ishin ekipe shumë të rëndësishme, por nuk ma mori mendja kurrë se do ishte Benfica-Barcelona. Padiskutim që punojmë për të arritur këto nivele por kur vjen kështu papritur është emocion i veçantë,”-u shpreh ajo.

Për Report TV arbitrja nga Elbasani tregoi sesi u vlerësua ndeshja e saj e parë në Champions League.

“Unë do them se shkoi shumë mirë pavarësisht se e mira nuk ka fund. Shkoi mbarë dhe nuk patëm asnjëlloj problematike. Nuk pati vendime deçizive të gabuara dhe përsa kohë mentorja ime suedeze ishte e lumtur pas ndeshjes kjo do të thotë shumë,”-deklaroi arbitrja.

Rusta, e cila e ka nisur duke arbitruar në kategoritë më të ulëta të futbollit në Shqipëri, u bën thirrje vajzave që ta zgjedhin këtë profesion.

“Duke u nisur nga arritja ime dua ti vë në vëmendje vajzave dhe grave të tjera, të cilat kanë hequr dorë nga sporte të tjera, të vijnë dhe ta provojnë se çfarë do të thotë të jesh arbitre në fushë. Është një profesion i veçantë dhe shumë sfidues,”-u shpreh Rusta.

Sipas 30-vjeçares gjykimi i një ndeshje në grupet e Champions League nuk do jetë maja e arritjes për arbitrat shqiptarë.

“Përsa kohë ka këto arritje kaq të mira dhe kaq cilësore, duke qenë 6 arbitra ndërkombëtare (2 vajza dhe 4 djem), nuk mendoj se do ndalemi me kaq,”-tha ajo.

Më herët Enea Jorgji u bë arbitri i parë shqiptar i cili gjykoi një ndeshje të Champions League për meshkuj mes Young Boys dhe Leipzig.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?