Xhamia e Ballies në Elbasan është përzgjedhur si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë dhe është nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga "ArchDaily", një platformë online, shumë e njohur në fushën e arkitekturës. Ky vlerësim është një njohje e rëndësishme për arkitekturën bashkëkohore shqiptare, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të arkitekturës, sidomos me objektet e kultit.
Xhamia Ballies shquhet për dizajnin e saj inovativ, që ndërthur me mjeshtëri traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike për besimtarët dhe vizitorët. Me këtë vlerësim, Elbasani dhe Shqipëria bëhen pjesë e hartës globale të arkitekturës fetare, duke treguar se vepra të tilla nuk janë vetëm një shembull i artit dhe kulturës, por edhe një mundësi për të promovuar më shumë turizmin dhe vlerat historike dhe kulturore të vendit.
“Është një lajm shumë i mire që gëzon jo vetëm qytetarët e Elbasanit por të gjithë Shqipërisë. Elbasani është qytet me vlera, ka kalanë, xhaminë dhe kishën. Në veçanti kjo xhamia ku jemi sot na bën të gëzuar. Është xhami e vjetër, në themelet e saj edhe pse u shemb nga regjimi komunistën por komuniteti mysliman arriti ta rindërtojë. Xhamia e Ballies ka pasur një ecuri të kahershme, dikush kishte dëshirë ta ndërtonte me atë strukturë, por ramë dakord që të ndërtohet mes klasikes dhe modernes. Shpresojmë që ta vizitojnë sa më shumë turistë, shpresojmë të ketë interes në rritje”, tha Agim Duka, Myftiu i Elbasanit.
Xhamia e Ballies ishte ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit. Regjimi komunist në 1967 urdhëroi prishjen e saj. Në vitin 2022 xhamia Ballijes u ringrit në të njëjtat themele por shumë më madhështore se e vjetra. Projekti është realizuar nga Commonsense Studio dhe elementi më tërheqës i xhamisë është minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj.
Komente

Turqerira,islamizma,prapambetje,analfabetizem,obskurantizem,orientalizem!llumi i njerezimit!
Përgjigju