Arda Guler

Sport

Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid

27 Mars, 16:13| Përditesimi: 27 Mars, 16:15

  • Share

Është vetën 20 vjeç dhe Real Madrid i ka besuar të ardhmen, teksa Arda Guler i ka premtuar besnikërinë një prej klubeve më të rëndësishëm në botë. Turku është treguar i duruar dhe në një bisedë të fundit ka treguar se do presë kohën e tij.

“Jam i sigurt që do të kem sukses te Real Madrid. Nuk do të ndalem së luftuari derisa të bëhem një lojtar i rëndësishëm për këtë ekip”, ka thënë Guler për ‘Marca’.

Ai thotë se e ka përkrahjen e tifozëve të madrilenëve. “I dua tifozët e Real Madridit dhe mbështetja e tyre ka shumë vlerë për mua. Jam shumë mirënjohës për ta. Erdha te Real Madrid për të luajtur dhe për të qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Nuk do të ndalem derisa ta arrij këtë”, theksoi ai.

Guler është i bindur se koha e tij do të vijë. “Real Madrid më ka shpjeguar planin e tyre dhe unë besoj plotësisht në të. Do të arrij sukses këtu”, pohoi Guler.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?