Sociale

Ardenicë, çelet panairi i parë i agrobujqësisë e kulinarisë

8 Shtator 2021, 16:30| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:35

  • Share

Fermerë të zonës promovuan produktet e tyre, ndërsa bënë thirrje që ky aktivitet të kthehet në traditë. Më muzikë folklorike e gatime tradicionale të zonës së Myzeqesë, në manastirin e Ardenicës është mbajtur panairi i parë Agrobujqësor dhe i Kulinarisë.

Fermerë prodhues agropërpunues dhe biznese të zonës që operojnë në fushën e kulinarisë ekspozuan produktet e tyre duke e kthyer panairin në një festë të vërtetë për të gjithë banorët.

Për Kryetaren e bashkisë në Lushnjë, Eriselda Sefa qëllimi i festës është promovimi i produkteve vendase dhe tërheqja e turistëve vendas e të huaj.

 “Kjo ishte një iniciativë e nisur për herë të parë, ne do ta vendosim në kalendarin e festive lokale të Bashkisë Lushnjë. Qëllimi i kësaj ishte që ne të promovojmë produktet tona, bukuritë e Lushnjës dhe t’i kthejmë në destinacione turistike.”- tha kryebashkiakia Eriselda Sefa.

Fermerë dhe pjesëmarrës thonë se ky panair ekspozon gjithçka që lidhet kulturën e prodhimit të fermerit vendas. 

 “Kënaqësia është që në këtë rast  të bëhet një promovim i punës i vlerave të komunitetit dhe fermerëve të cilët me punën e tyre e kanë arritur një mundësi të tillë.”- u shpreh një fermer.

Manastiri i Ardenicës është një qendër e rëndësishme turistike dhe fetare dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg Lushnjës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?