Kronikë

Arben Malaj: Shqipëria mund të ketë përfitime nga afganët! Janë pasuri akademike, jo spiunë...por bashkëpunëtorë të SHBA-NATO

19 Gusht 2021, 14:00| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 15:42

  • Share

Eksperti i Ekonomisë Arbën Malaj e cilësoi vendimin e qeverisë për të pritur refugjatët afganë si gjënë e duhur, pasi vendi ynë duhet të tregohet mirënjohës jo vetëm me ndihmën që ata dhanë gjatë misioneve të NATO-s në Afganistan ku ishin edhe forcat shqiptarë, por edhe se vendi ynë nuk duhet të humbasë vlerat e mikpritjes për të cilat njihet dhe vlerësohet kaq shumë.

Në një intervistë për Report Tv, Malaj tha se refugjatët afganë që do vijnë janë në statusin human dhe jo atë politikë. Komenteve të shumta se ata mund të jenë spiunë dhe tradhtarë në Afganistan, Malaj tha se kjo nuk është e vërtetë por janë akademikë dhe të arsimor dhe mund të konsiderohen edhe pasuri akademike dhe punëtore dhe se vendi ynë mund të ketë përfitime nga kjo gjë.

"Ata kana marrë statusin e emigrantëve human dhe nuk do të bëjnë politikë. Një pjesë e tyre kanë qenë punonjës ndihmës dhe jo të lidhur me strukturat që i kanë shërbyer SHBA për spiunazh. Këto persona u kanë shërbyer të gjithëve SHBA dhe vendeve të NATO-s dhe ne duhet të jemi mirënjohës ndaj asaj që kanë bërë për misionet tona në Afganistan. Ata nuk janë tradhtar dhe spiunë, por janë persona që kanë punuar me ndërkombëtarët brenda parimeve të vendit të tyre. Shqipëria është një vend i dashur dhe respekt ndaj tjetrit, nuk është raciste. këto njerëz janë të kualifikuar dhe mund të jenë një pasuri për vendin si në fushën akademike dhe bashkëpunimit të profesorëve afganë me universitetet tona dhe fuqi punëtorë. Ajo që bëj thirrje unë është se Shqipëria të mos humbi vlerën që i ka dhënë gjithmonë mikpritja", tha Malaj.

Edhe pse priteshin që refugjatët e parë afganë të mbërrinin në Shqipëri rreth orës 02:00-03:00 të mëngjesit të 19 gushtit, situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e atyre që do të strehoheshin në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda javës pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, ndërsa vendi ynë ka kapacitete për të pritur 3000 të tillë.

Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik, ndërsa afganët që do të vijnë do të strehohen në Tiranë, Durrës dhe Berat. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albulena: 19/08/2021 12:29

    O zot, na mbyten injorantet. Ky idioti, ekonomisti i piramidave do na mbushi mendjen se terrorristat afgane na qenkan intelektuale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?