Kronikë

Ardhja e afganëve në Shqipëri, DASH: S'mund të japim informacione për kohën e  mbërritjes për shkak të komplikacionit të evakuimit  

25 Gusht 2021, 13:58| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 14:11

  • Share

Që kur Shqipëria vendosi të pranojë të strehojë afganët dhe kryeministri Edi Rama tha se vendi ka kapacitete për të pritur një kontingjent deri në 3 mijë afganë, ka pasur disa data se kur ato mund të mbërrinin në venditn tonë. Për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit dhe situata që ndryshon çdo minutë në Afganistan për shkak të 'pushtimit' nga talebanët ende nuk ka mbërritur asnjë prej tyre.

Për këtë situatë DASH, i pyetur nga Deutsche Welle, tha se për shkak të komplikacionit të evakuimit nuk mund të jap informacione në lidhje me kohën e mbërritjes. Kjo sipas DASH bëhet edhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e afganëve që pritet të evakuohen.

"Për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm", tha DASH.

Afganët që pritet të vijnë në Shqipëri do të akomodohen në Tiranë, Durrës dhe Berat. Rama hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, ndërsa grupi i parë i afganëve që do të vijnë pritet të jetë prej rreth 300 personash. Ndërsa në Durrës akomodimi i tyre pritet të bëhet në hotele, teksa në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo".

Shqipëria është në mesin e 12 vendeve që kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për t'i kontrollua për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO dhe duke qenë se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, largimi i tyre është parë si emergjente. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?