Kronikë

Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim

16 Gusht 2021, 18:49| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 18:50

  • Share

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se shqiptarëve u takon të jenë mikpritës dhe bujar me afganët që do të vijnë në Shqipëri.  Komuniteti Mysliman ka shprehur gatishmërinë për t'i dhënë ndihmën në lidhje me afganët nëse është e nevojshme.

"Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin", shkruan komuniteti Mysliman ndërsa u bën thirrje besimtarëve të tregohen bujarë me afganët që do të vijën këtu.

 "Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes.

Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për çdo rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut.I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!", shkruan Komuniteti Mysliman.


Lajmi kryesor:

Ardhja e afganëve në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Si besimtarë dhe si shqiptarë, na takon t’i mirëpresim! Kryegjyshata e Bektashinjve: Të mbrohet jeta e atyre familjeve që enden rrugëve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?