Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.
“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli.
Ndërkaq zv. ministrja foli dhe për vitin e ri shkollor dhe planin e masave. Si mundësi do të shihet sërish edhe zhvillimi i mësimit të alternuar, online dhe në klasë, nënvizoi Rakacolli.
“Me situatën që është tani ska arsye që mësimi të fillojë por të mendojmë se kemi arsimtarë të vaksinuar, prindër, gjyshërit janë të vaksinuar. Nuk është më ajo situatë ku insistonim në mbylljen e shkollave. E kemi si mundësi mësimin e variantit të përzier online dhe në klasë.
Nxënësit do hyjnë dhe do dalin vetëm njëherë nga shkolla. Do kontrollohet temperatura. Dritaret e hapura. Respektimi i distancës socile nëpër banka. Nxënësit do kenë një distancë të caktuar. Do ketë survejim dhe nga ana e personelit shëndetësor”, tha më tej zv.ministrja.
Lajmi kryesor: