Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi

Opinion

Ardi Stefa: Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka fillue

17 Maj, 17:53| Përditesimi: 17 Maj, 17:56

  • Share

Ai betohet se sa të ketë frymë do jetë midis tyre, për dinjitet njerëzor, për votën e lirë, për demokracinë e lirinë. Betohet se nuk tërhiqet kurrë, se s’ka forcë në botë, e jo më parim demokratik, që mundet ta detyrojë të braktisë betejën për demokratizimin e Shqipërisë, të largohet nga Partia Demokratike. Demokracia është e lidhur ngushtë me përjetësinë e tij. Pas tij qameti...

Betohet e stërbetohet se zgjedhjet e vjedhura nuk do të njihen, se masakra zgjedhore do të ndëshkohet; se atë do ta kenë përballë.

Kërcënon, njëlloj si Kina me paralajmërimin e 2265, se Edvin Kristaq Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat dhe se ambasadat shumë shpejt do të rrethohen nga demokratët dhe do ta kuptojnë, se ai është Sali Berisha... "o budallenj"...

Se revolucioni vazhdon. Se mosbindja civile do të vazhdojë...

Dhe se ai do të ikë nga drejtimi i partisë vetëm kur ta marrë Zoti...

Ndërkohë...

Partia duhet të vazhdojë të jetë e bunkerizuar dhe uniteti rreth tij i çimentuar. Garant janë Muli dhe nulët e tjerë!

Sekserët e opozitës i shkelin syrin qeverisë dhe i kërkojnë pazare, leje, tendera e koncesione, ashtu siç kanë bërë edhe më parë.

Protesta mbyllet pa u kënduar himni kombëtar!

Demokratët idealistë largohen përsëri pa punë, bukë e shpresë...

Deputetët largohen të kënaqur me makinat 100.000 euro, duke parë në celularët e tyre se çfarë tenderi apo leje për kulla morën...

Partia do të vazhdojë të jetë pronë private, peng i oreskseve të njërit, e mbyllur, e pareformuar, sektare, e destinuar të humbasë gjithmonë...

Dhe diktatura e egër e Edi Ramës do të vazhdojë. Deri në protestën tjetër...

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?